Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi kryesojnë mungesat në Parlament

Ahmeti dhe Thaçi kryesojnë mungesat në Parlament

Parlamenti i Maqedonisë përmes një njoftimi duke komentuar rregulloren e Parlamentit dhe mungesat e deputetëve ka nxjerrur të dhëna për deputetët që mungojnë më së shumti në këtë institucion legjislativ.

Dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së janë deputetët me më shumë mungesa në punimet e Parlamentit, por mungesat e tyre të gjitha janë të arsyetuara dhe në këtë mënyrë kjo nuk ka ndikuar që të reduktohet paga e tyre.

Ahmeti nga periudha janar – qershor 2012 ka pasur 92 mungesa, Menduh Thaçi me 90 mungesa. Pas tyre vjen deputeti dhe lideri i partisë PEI, Fijat Canovski me 80 mungesa, Irfan Dehari me 82 mungesa. Një numër të madh mungesash ka edhe deputetja Ermira Mehmeti me 66, por me arsyetimet e saj se ajo ishte ne periudhën e lindjes dhe obligimeve tjera familjare në relacionin Shkup – Tiranë.

Deputetët e tjerë me mungesa me arsye janë: Lubisav Ivanov – lideri i socialistëve me 63 mungesa, Mevmet Xhemajlovski me 35, Risto Mançev me 63, Natasha Savova me 27, Radmilla Sheqerinska me 36, etj.

Parlamenti zbardhi këtë raport duke qartësuar se ekziston dallim në rregullore për bojkotimin publik të Parlamentit dhe mungesës së deputetëve në seanca parlamentare. Ky sqarim ka pasuar pasi që Parlamenti ka vendosur shkurtimin e rrogave të deputetëve që bojkotojnë këtë institucion. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *