Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – Kopf: Maqedonia të mbetet në rrugën e integrimit, jo ndryshimit të kufijve

Ahmeti – Kopf: Maqedonia të mbetet në rrugën e integrimit, jo ndryshimit të kufijve

Maqedonia duhet të mbetet në rrugën e integrimit euroatlantike, ndërsa është i papranueshëm ndryshimi i kufijve në rajon.

Ky mesazh është dhënë në takimin që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar sot në Vjenë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore të Austrisë, Karlheinz Kopf.

Kryetari i BDI-së Ahmeti ka nënvizuar se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë, por sipas tij pengesa qëndron tek moszgjidhja e kontestit të emrit.

Ai është shprehur se shqiptarët janë të interesuar që sa më shpejti të arrihet kompromis rreth emrit që të zhbllokohen proceset integruese.

“Për shqiptarët e Maqedonisë është i pranueshëm çdo emër që do të reflektojë karakterin multi-entik të vendit”, ka thënë Ahmeti.
Duke folur për situatën në rajon, Kopf ka theksuar se është e papranueshme ndryshimi i kufijve në Kosovë sepse çdo ndryshim kufijsh do të ketë domino efekt edhe në vendet tjera të rajonit.

Në Vjenë kryetari Ahmeti ka realizuar takim edhe më zëvendëskryetaren e Republikës së Austrisë së ulët Barbara Shvarc. Edhe në këtë takim është biseduar për procesin e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian, situata politike në vend, Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, etj.

Kreu i BDI-së po qëndron në Vjenë të Austrisë me ftesë të Institutit rajonal dhe Evropës qendrore, të Forumit ekonomikë të Vjenës, Akademisë politike të Austrisë, si pjesëmarrës në Konferencën “Ballkani perëndimor dhe integrimi Evropian, perspektivat e Maqedonisë”. Ahmeti në këtë konferencë do të flasë për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë dhe vendeve të rajonit ne BE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *