Home / Lajme / Rajon / Ahmeti: Na zhgënjeu kryeministri

Ahmeti: Na zhgënjeu kryeministri

Protesta e Lëvizjes “Vetëvendosje” në përkrahje të Luginës së Preshevës, që do të mbahet sot në orën 14:00, është reagim që vjen në mungesë të një veprimi konkret nga Qeveria e Kosovës.

Kështu thotë nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Shpend Ahmeti, i cili gjatë një interviste për “Zërin” shprehet i sigurt se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit përbëjnë pjesën më të rrezikuar të kombit shqiptar. Ai shprehet i zhgënjyer me deklaratat e kryeministrit Thaçi, i cili kishte deklaruar se ishte “zhgënjyer me qytetarët dhe liderët e Luginës”, ndërsa vlerëson se largimi i lapidarit është momenti i fundit që të dilet nga bisedimet.

Derisa flet për vullnetin e presidentes Atifete Jahjaga që të takohet me presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, ia ka kujtuar asaj se presidenti kroat refuzon të takohet me presidentin serb, vetëm për shkak të deklaratave që presidenti serb i kishte bërë për Kroacinë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes ka folur edhe për aktakuzën ndaj Fatmir Limajt. Ai shprehet i habitur se si ish-ministri Limaj akuzohet për korrupsion duke u bazuar në SMS të falsifikuar, ndërsa nuk veprohet ndaj ministrit Bajram Rexhepi, ndonëse MPB-ja është zhytur në korrupsion. EULEX-i, sipas tij, ka rënë në grackën e Qeverisë, ndërsa Limaj po mbahet në paraburgim sepse ai e sfidon pushtetin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *