Home / Lajme / Rajon / Ahmeti: Serbisë nuk duhet t’i përsëritet politika e Millosheviçit

Ahmeti: Serbisë nuk duhet t’i përsëritet politika e Millosheviçit

Prishtinë, 9 janar-Sot të gjitha vendet në rajon dëshirojnë të ecin përpara, vendet e Ballkanit dëshirojnë më shumë paqe, që të kontribuojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë. E kaluara të na shërbejë, me idenë që nuk duhet të përsëritet. Kjo do të ishte në të mirën e Serbisë, të respektojë të rënët”, u shpreh Ahmeti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, i partisë së shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, kanë paralajmëruar Serbinë nga Prishtina, që të ketë kujdes me shqiptarët në Luginë të Preshevës.

“Do të ishte edhe në dobi të Serbisë, që të respektonte të rënët në Luginën e Preshevës. Ata kanë rënë kundër një regjimi diktatorial, një regjimi fashist. Serbisë nuk duhet t’i përsëritet politika e Millosheviçit, nuk duhet t’i përsëritet politika nacional-shoviniste, por të respektojë vullnetin e popullit që jeton në Luginën e Preshevës. Sot të gjitha vendet në rajon dëshirojnë të ecin përpara, vendet e Ballkanit dëshirojnë më shumë paqe, që të kontribuojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë. E kaluara të na shërbejë, me idenë që nuk duhet të përsëritet. Kjo do të ishte në të mirën e Serbisë, të respektojë të rënët”, u shpreh Ahmeti.

“Ne ftojmë shqiptarët e Luginës së Preshevës të forcojnë identitetin kombëtar, të realizojnë të drejtat e tyre kombëtare, natyrisht që e kanë mbështetjen tonë të plotë dhe këto t’i bëjnë në mënyrë demokratike. E ftojmë Serbinë të ketë kujdes atje, nuk ka partneritet me Kosovën në kurriz të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, duke i dëmtuar një pjesë të shqiptarëve. Mos e merrni si kërcënim në raport me Serbinë, por Serbia duhet të ketë parasysh, që ka të bëjë me një pjesë të shqiptarëve, jo një popull që është jetim”, tha Hajredin Kuçi.

Kryeministri serb ka paralajmëruar, që ky lapidar do të largohet para takimit të 17 janarit, i cili pritet të mbahet në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiçit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *