Home / Lajme / Rajon / AKSH-ja del ‘publikisht’ me maska

AKSH-ja del ‘publikisht’ me maska

Pas komunikatës për media të Armatës Kombëtare Shqiptare, Kohavisioni ka siguruar edhe pamje filmike të një takimi të pjesëtarëve të saj diku në Kosovë.

Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Me një vendim të prerë AKSH-ja kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare. Ata deklarohen se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit dhe e prezantojnë më shumë nëpërmjet fotografive.

AKSH kërkon mobilizim të pjesëtarëve që janë të gatshëm për mbrojtje, ndërsa në xhirim urdhra jep personi që thotë të jetë komandat i njësitit special Kobra. Ata thonë se kanë armatim modern, por atë e shfaqin përmes fotografive.

Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët “me plane konkrete”.

“Një pjesë e marrë përsipër unë, dy të tjerët për çdo situatë të përgatitur”, dëgjohet të flitet në xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”.

KTV ka siguruar edhe një faksimile të nënshkruar më 9 janar 2012 në Vushtrri, nga “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së.

Paraqitje të AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediale, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”. / Kohavision /

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *