Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për rinovimin e ndriçimit rrugor në Tetovë

Aksion për rinovimin e ndriçimit rrugor në Tetovë

Tetovë, 10 Janar – Të mërkurën komuna e Tetovës ka filluar aksionin për rregullimin e dritave të dëmtuara në qytet.

Aksioni ka filluar në lagjen te teleferiku, ku janë ndërruar rrjeti kabllove dhe poçat, ndërkohë që të enjten ky aksion ka vazhduar në rrugën nga fshati Xhepçisht deri në Drenovecë.

Aksioni do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të shtrihet në të gjitha lagjet. Nëpërmjet këtij aksioni jo vetëm që do të bëhet ndërrimi i poçave të dëmtuar, por do të rinovohet rrjeti i ndriçimit rrugor në shumë pjesë të qytetit.

Ky aksion ka për qëllim edhe zëvendësimin e rrjetit të ndriçimit rrugor dhe vendosjen e poçave më ekonomik që do të rrisin efikasitetin energjetik në qytet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *