Home / Lajme / Botë / Al-Xhazira blen televizionin e Al Gore

Al-Xhazira blen televizionin e Al Gore

3 janar-Përmes një deklarate të përbashkët, Gore dhe partneri i tij, Joel Hyatt, kanë thënë se Al-Xhazira, sikurse edhe Current TV, “beson se faktet dhe e vërteta do të çojnë te të kuptuarit më mirë të botës”.

Televizioni Al-Xhazira, me seli në Katar, ka blerë kompaninë mediatike amerikane Current TV, të bashkëthemeluar nga ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Al Gore.

Kushtet e marrëveshjes për shitje nuk janë bërë të ditura.

Përmes një deklarate të përbashkët, Gore dhe partneri i tij, Joel Hyatt, kanë thënë se Al-Xhazira, sikurse edhe Current TV, “beson se faktet dhe e vërteta do të çojnë te të kuptuarit më mirë të botës”.

Kjo blerje mund të zgjerojë qasjen e Al-Xhaziras në SHBA. Current TV, i cili është përballur me shikueshmëri të vogël, është i disponueshëm në rreth 60 milionë shtëpi amerikane.

Disa raporte thonë se Al-Xhazira po shqyrton përdorimin e Current TV-së për të ndërtuar një kanal të ri amerikan.

Gore ka qenë nënpresident i Bill Clintonit në periudhën 1993-2001

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *