Home / Sport / Alegri pret me padurim Kaka

Alegri pret me padurim Kaka

Masimiliano Alegri pret me padurim që Rikardo Kaka të vihen nën urdhrat e tij, duke bërë të qartë se mesfushori brazilian e ka vendin e garantuar në formacion sapo të veshë fanellën kuqezi, ndonëse ai nuk përputhet me idenë e klubit për t’u bazuar te lojtarët e rinj.

“Ekziston një marrëveshje dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për një kthim po aq të rëndësishëm. Klubi ka zgjedhur rrugën e lojtarëve të rinj por këtyre mund t’u shtohet një lojtar i një cilësie të një kampioni si Kaka. Ku mund ta vendos të luajë? Ai mund të luajë kudo”, ishin fjalët e trajnerit të Milanit.
Ndërkohë, Milani ka gjetur edhe mënyrën se si të ulë shpenzimet nga taksat për lojtarin në fjalë. Klubi kuqezi do t’i kërkojë Realit huazimin 30 mujor të futbollistit, kuptohet nëpërmjet pagesës.
Në këtë mënyrë, Reali do të vazhdojë të paguajë rrogën e brazilianit me paratë e Milanit, pasi në Spanjë paguhen më pak taksa për shumat e larta falë atij që quhet “Ligji Bekam”. Nëse Milani do të ishte skuadra që paguante rrogat, do të detyrohej të shpenzonte dyfishin për taksat në krahasim me atë që paguan klubi spanjoll.
Problemi tashmë mbetet akordi financiar për shitjen e futbollistit mes klubeve si dhe ulja e rrogës aktuale të brazilianit nga 10 milion euro në një shifër më të pranueshme për Milanin, rreth 5-6 milion euro. Për këtë arsye, Galiani do të shkojë të martën në Madrid për të diskutuar me palët e përfshira në këtë çështje dhe për të zgjidhur situatën.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *