Home / Sport / Allegri: Merituam më shumë

Allegri: Merituam më shumë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri,është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, pavarësisht se Rossonerët u eliminuan nga Kupa e Italisë nga Juventusi.

Milani kaloi i pari në avantazh me anë të Stephan El Shaarawy, por rezultati u përmbys nga Biankonerët pas golit të barazimit të Sebastian Giovincos dhe golit të shënuar nga Mirko Vucinic në vazhdimet e ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe në golin e dytë me bëmë një gabim në mbrojtje që lejoi kundërsulmin. Sido që të jetë, jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pasi ne kishim disa shanse për të barazuar pas golit të Vucinic”.

“Është për të ardhur keq për rezultatin, veçanërisht me pritjen e fundit të Marco Storarit. Ne mund të përmirësohemi, por merituam më shumë nga kjo ndeshje”, ka thënë Allegri për Rai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *