Home / Lajme / Maqedoni / Angelov i bën thirrje Gruevskit, ti heq të gjitha monumentet e UÇK-së

Angelov i bën thirrje Gruevskit, ti heq të gjitha monumentet e UÇK-së

Shkup, 21 Janar – Angellov i bën thirje Nikolla Gruevskit ti heq të gjitha monumentet e ndërtuara ilegalisht dhe muzeun e ekstremistëve të UÇK-së që gjenden brenda territorit të Maqedonisë”

“Jemi dëshmitarë që Nikolla Gruevski ka mësuar shumë gjëra nga kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. I bëjmë thirrje që të mësoj diçka edhe nga kolegu ii tij aktual, kryeministri serb Ivica Daçiç, se si mbrohet sovranitetin i një shteti. Sot në mëngjes policia serbe e realizoi paralajmërim e dhënë nga Daçiç për të hequr monumentin e veteranëve të UÇPMB-së të vendosura ilegalisht në qendër të Preshevës”.

Këtë thirrje e ka bërë sot Stojançe Angellov, lideri i partisë “Dinjiteti” ndaj kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, transmeton “A1on”.

“Apelojmë deri te kryeministri Nikolla Gruevski, të ndjek shembullin nga kolegu i tij, kryeministrit serb Ivica Daçiç, për të vepruar në përputhje me ligjin, dhe brenda një kohe të arsyeshme ti heq të gjitha monumentet e ndërtuara ilegalisht dhe muzeun e ekstremistëve të UÇK-së që gjenden brenda territorit të Maqedonisë” – përfundon Angelov, transmeton Almakos.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *