Home / Lajme / Maqedoni / APEL per ndihmë për djalin e Komandant ZOGU-t

APEL per ndihmë për djalin e Komandant ZOGU-t

Familja e komandant Zogut nuk ka mundësi për ti mbuluar të gjitha këto harxhime, sepse kjo familje jeton vetëm me një pension të Kosovës dhe me ndihmat që i ofrojnë njerzit bamirës.

Brunilda Kuçi – Tv Art

Ky eshte Flamuri 9- vjecar, djali i dëshmorit të lirisë Rrahim Samiut- Komandant Zogut. Kjo është gjëndja shëndetsore e Flamurit, për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe kushteve që ka.

Ndërkohë që të gjithë moshatarët e tij shkojnë në shkollë, ai po përballet me sëmundjen, ku më shumë i duhet të qëndrojë nëpër spitale duke marrë terapi se sa në shtëpi.

Bashkëshortja e komandant Zogut Luljeta tregon, se gjëndja e tij shëndetsore po përkeqësohet nga dita në ditë, për shkak të mungesës së aparatit të oksigjenit i cili pa dyshim se kushton, por që ajo nuk ka mundësi ta blejë.

Pas qëndrimit disa ditë në spital, Flamuri përsëri nuk ndihet mirë me shëndet, kështu që detyrimisht duhet të kthehet në spital në Shkup për të marrë terapinë e duhur. Por në këtë rast dihet se gjithcka kushton,qëndrimi tij në spital, medikamnetet, rruga e të tjera.

Familja e komandant Zogut nuk ka mundësi për ti mbuluar të gjitha këto harxhime, sepse kjo familje jeton vetëm me një pension të Kosovës dhe me ndihmat që i ofrojnë njerzit bamirës.

Nevojat janë të shumta për këtë familje katër antarëshe.Luljeta thotë se nuk kërkon asgjë në jetë, përvec se djali ti shërohet dhe ti bashkangjitet shokëve të tij të klasës.

Me siguri se gjëndja shëndetsore e Flamurit do të prekë ndërgjegjen e njerëzve humanitarë për ta ndihmuar familjen e komandant Zogut i cili dha jetën për këtë vend, për të mirat që gëzojmë ne sot.

Besimi është i madh se dikush do ta ve dorën në zemër që edhe ky fëmijë, trashëgimtari i komandant Zogut ta kapërcejë këtë sëmundje dhe të shërohet. Ky është një apel për të gjithë ata që kanë mundësi financiare, ta kthejnë një herë kokën mbrapa të shikojnë dhe të mendojnë për këtë fëmijë të sëmurë.

Luljeta Samii
Customer ID:100500926 Raiffeisen Bank Kosovo

UÇK 51, Pristina 10000 Kosovo
Tel: +381 222 222 142 Fax + 381 (0) 38-20 30 14 47

1501110002394420

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *