Home / Sport / Ardit Shaqiri largohet nga Drita

Ardit Shaqiri largohet nga Drita

“Me keqardhje duhet të pranoj se nuk do jemë pjesë e Dritës në pranverë. Edhe pse besoja shumë në këtë ekip dhe mendoja që në pranverë do përmirësoj performansat e mia, megjithatë nuk mund të vazhdoj të bart atë fanellë për shkak të ‘nënçmimit që më bëhet nga kryesia. Edhe pse trajenri Andonovski në fillim të përgatitjeve më tha se llogarit në shërbimet e mija, gjërat morën kahje negative kur kryesia më ofroi ulje të pagës edhe ashtu të ulët”, sqaron strugani Shaqiri.

Futbollisti strugan Ardit Shaqiri është larguar nga skuadra e Dritës së Bogovinës, vetëm tre muaj pasi u bashkua me anëtarin e ri të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Arsyet për epilogun e këtillë, sipas mesfushorit 27 vjeçar janë kushtet jo korrekte të ofruara nga drejtuesit e Dritës. I ardhur me shumë entuziazëm, Shaqiri besonte në suksese të përbashkëta me Dritën, mirëpo sjellja e kryesisë e detyron të braktisë bogovinasit. “Me keqardhje duhet të pranoj se nuk do jemë pjesë e Dritës në pranverë. Edhe pse besoja shumë në këtë ekip dhe mendoja që në pranverë do përmirësoj performansat e mia, megjithatë nuk mund të vazhdoj të bart atë fanellë për shkak të ‘nënçmimit që më bëhet nga kryesia. Edhe pse trajenri Andonovski në fillim të përgatitjeve më tha se llogarit në shërbimet e mija, gjërat morën kahje negative kur kryesia më ofroi ulje të pagës edhe ashtu të ulët”, sqaron strugani Shaqiri, duke shtuar. “Mendoj se nuk është korrekt veprimi i drejtuesve të Dritës. Ata si duket nuk kuptojnë se unë jetoj nga futbolli dhe ajo që më ofruan nuk ma mjafton vetëm për të paguar qeranë e banesës, pasi edhe atë nuk ma paguajnë ata. Për më shumë, më kanë mbetur borxh nga gjysmëstinor vjeshtor dhe si duket nuk kanë ndërmend të më paguajnë. Më vjen keq për ndarjen, pasi kisha bashkëpunim korrekt me bashkëlojtarët dhe stafin teknik, si me Jeton Beqirin në të kaluarën, ashtu edhe me Ana Andonovskin”, shprehet Shaqiri. Strugani Dritës i’u bashkua pas startit të kampionatit të sivjetshëm, ndërsa në debutim shënoi gol të vlefshëm tre pikë. Ai ishte vendimtar edhe në disa takime tjera, mirëpo për fat të keq vjen deri te ndarja pikërisht atëherë kur fitoi vend në formacion. Deri në gjetje të angazhimit të ri, ai tani do të vazhdojë të stërvitet me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, ku trajner është djali i axhës së tij, Artim Shaqiri. Tani më ish-mesfushori i Dritës në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Dinamo Zagrebit në Kroaci, Ruzemberok në Sllovaki, si dhe me skuadrën e Gramozit në Shqipëri, ndërsa një kohë luajti edhe për Ohrin. Ditët në vijim pritet të japin përgjigje rreth të ardhmes së tij, si që thotë ai si obsione për të ardhmen përveç skuadrave nga Maqedonia, janë edhe ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *