Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen autorët e 25 vjedhjeve në automjete në Shkup

Arrestohen autorët e 25 vjedhjeve në automjete në Shkup

19 janar-Nga biseda e zhvilluar është konstatuar se tre personat e arrestuar duke shfrytëzuar automobilin “Jugo” në orët e mbrëmjes në lagjen e Novo Lisiçes dhe Aerodromit me kaçavid me dhunë kanë hapur dyer të automjeteve, (më shepsh të tipit “Jugo” dhe “Zastavë 101”) .

SPB Shkup zbardhi 25 vepra penale “vjedhje në automjete” prej të cilëve katër në tentim dhe për shkak të dyshimit se janë autorë të mundshëm i arrestuan A.P (62) nga fshati Smilkovcë, A.M (20) dhe M.I (20), nga fshati Bullaçan. Të dyshuarit në zonën e lagjes Aerodrom dhe Novo Lisiçe nga automjetet, motoçikleta dhe skuterë kanë marrë akumulatorët, radio-kasetofonë, mjete, pajisje dimërore, aparate zjarrfikës, rrota rezervë dhe sende të tjera.

Nga biseda e zhvilluar është konstatuar se tre personat e arrestuar duke shfrytëzuar automobilin “Jugo” në orët e mbrëmjes në lagjen e Novo Lisiçes dhe Aerodromit me kaçavid me dhunë kanë hapur dyer të automjeteve, (më shepsh të tipit “Jugo” dhe “Zastavë 101”) .

Pas ndërmarrjes së masave me qëllim të konfirmimit të personave të dëmtuar është kryer edhe njohja e sendeve. Kundër tre të dyshuarve do të parashtrohet padi penale.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *