Home / Lajme / Botë / Arrestohet familja shqiptare me 11 kg heroinë

Arrestohet familja shqiptare me 11 kg heroinë

Policia franceze arrestoi një familje shqiptare në zonën midis Marseille – Arles derisa po transportonte rreth 11 kg heroinë.

Sipas mediave franceze, ata u arrestuan përderisa ishin duke transportuar materialin nga Spanja. Ky grup shqiptarësh i takon grupit famëkeq të ashtuquajtur “French Connection”.

Arrestimi i tyre u bë në kufirin e autostradës A56 përderisa këta 3 anëtarë të familjes transportonin drogën me dy vetura. Policia ka informuar se një vit më parë ishte arrestuar një anëtar i kësaj familje përderisa po transportonte 600.000 euro, para nga shitja e drogës.

Droga e gjetur dje ishte ngarkuar në Spanjë dhe si pikë përfundimtare kishte qytetin Marseille dhe Aix en Provence, por të arrestuarit kanë pranuar se droga ishte destinuar për në Itali. Policia franceze informoi se janë bërë dhjetëra arrestime dhe bastisje nëpër shtëpi private ku janë konfiskuar para, drogë, kompjuterë, armë, etj.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *