Home / Lajme / Rajon / Arrestohet grupi i dyshuar për shpërthimet në Zagreb

Arrestohet grupi i dyshuar për shpërthimet në Zagreb

Zagreb, 26 Janar – Policia kroate ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shpërthimet në pjesën qendrore të Zagrebit.

Të arrestuarit janë nga Vodica e Shibenikut, ndër njëri prej të arrestuarëve është student i historisë pranë diplomimit, mirëpo që i takon radhëve të partisë HDZ.

Zëdhënësja e policisë së Zagrebit, Mirela Ban ka theksuar se hetimet kriminalistike po vazhdojnë dhe se ka informacione të reja mbi zbardhjen e shpërthimeve.

Sipas saj, deri tani nuk janë të ditura motivet për shpërthimet, ndërsa policia theksoi se bëhej fjalë për mjete shpërthyese të punuara me dorë. Në shpërthimet e këtij muaji tronditëse në Zagreb nuk pati të plagosur, mirëpo ato shqetësuan opinionin dhe politikën kroate.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *