Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet marrëveshje mes Sindikatës për shëndetësi dhe ministri Todorov

Arrihet marrëveshje mes Sindikatës për shëndetësi dhe ministri Todorov

11 janar-
Është konfirmuar edhe obligimi që drejtori t’i tregojë punonjësit shëndetësor i cili ka pasur sukses më të vogël pune dhe t’i mundësoëj të realizojë 100 për qind pagë, është vendosur edhe administrator i cili do të kryejë hyrjen e përgjithshëm të intervenimeve që të mos ngarkohet punonjësi shëndetësor me punë administrative.

Reforma pagë sipas kontributit në shëndetësi të zbatohet gjatë formimit të lartësisë së pagave. Specialistët do të fitojnë rritje të pagave prej 19,2 për qind në periudhën prej 15 muajve.

Kjo është konfirmuar me aneksin e Marrëveshjes kolektive që e nënshkruan mbrëmë vonë ministri i Shëndetësisë Nikolla Todrov dhe kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojte sociale Lubisha Karafinllovski, me çka është arritur marrëveshje për tejkalimin e situatës pas grevës së fundit të mjekëve.

Sipas dakordimit, siç konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë, projekti do të modifikohet me llogaritje tremujorëshe që do të thotë se kontributi do të llogaritet në çdo tre muaj dhe specialisti do të marrë pagë sipas kontributit si mesatare nga tre muajt e fundit me çka do të hapet mundësi më e madhe për korrigjim.

Është konfirmuar edhe obligimi që drejtori t’i tregojë punonjësit shëndetësor i cili ka pasur sukses më të vogël pune dhe t’i mundësoëj të realizojë 100 për qind pagë, është vendosur edhe administrator i cili do të kryejë hyrjen e përgjithshëm të intervenimeve që të mos ngarkohet punonjësi shëndetësor me punë administrative.

Specialistët fitojnë rritje të pagave në lartësi prej 19,2 për qind në periudhën prej 15 muajve. Tashmë nga shkurti specialistët do të marrin paga të rritura për 4,8 për qind. Rritja e dytë prej 4,8 për qind do të jetë në tetor, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm pagat do të rriten për 9,6 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *