Home / Sport / Asani deri në maj te Kepezi

Asani deri në maj te Kepezi

“Kështu e ka futbolli dhe unë vazhdoj te Kepezi, ku jam pritur mirë dhe për më shumë kisha një gjysmësezon të sukseshëm. Vërtet isha pranë kalimit te Baku, mirëpo puna dështoi në moment të fundit. Do vazhdoj te Kepezi edhe në pranverë, ndërsa më pas do të shohim”, shpehet nga Azerbejxhani, Bujamin Asani.

Kanë përfunduar përfundimisht paqartësitë rreth të ardhmes së futbollistit shkupjan Bujamin Asani, i cili zyrtarisht mbetet edhe në gjysmësezonin pranveror në rradhët e skuadrës nga Azerbejxhani, FC Kepez. Në fakt, pas gjysmësezonit të suksesshëm vjeshtor, kishte interesim të madh nga skuadra tjera më kualitative nga Azerbejxhani, madje Asani një periudhë u bashkua me ekipin e Baku-t, në përgatitjet dimërore. Mirëpo transferimi dështoi në moment të fundit dhe Asani rrikthehet te Kepezi, ku do të qëndrojë edhe në pranverë, pasi ka kontratë deri më 15 maj. “Kështu e ka futbolli dhe unë vazhdoj te Kepezi, ku jam pritur mirë dhe për më shumë kisha një gjysmësezon të sukseshëm. Vërtet isha pranë kalimit te Baku, mirëpo puna dështoi në moment të fundit. Do vazhdoj te Kepezi edhe në pranverë, ndërsa më pas do të shohim”, shpehet nga Azerbejxhani, Bujamin Asani, i cili me tu kthyer te Kepezi u befasua nga trajneri kur në një takim kontrollues barti shiritin e kapitenit. Ky është edhe një tjetër fakt se te kjo skuadër shkupjani ka respekt të madh dhe nëse vazhdon me paraqitjet e mira, nuk përjashtohet mundësia të sigurojë transferim në ekip më kualitativ në Azerbejxhan.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *