Home / Sport / Asani kthehet te Kepezi

Asani kthehet te Kepezi

“Dështoi gjithçka në moment të fundit dhe unë kthehem te Kepezi, ku kam kontratë deri në verë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe në fund të sezonit të kërkojë angazhim në ekip më të fortë”, shprehet Bujamin Asani.

Shkupjani Bujamin Asani është kthyer te skuadra e Kepezit, pasi në moment të fundit ka dështuar transferimi i tij te skuadra tjetër nga Azerbejxhani, FC Baku. Ai javë më parë u kontaktua nga drejtuesit e Baku-t me të cilët ishte pranë marrëveshjes, madje jë kohë edhe punoi me ekipin në përgatitjet në Antali të Turqisë, mirëpo gjithçka dështoi në moment të fundit. Jo zyrtarisht mësohet se pengesë e këtij transferimi ka qenë trajneri i Bakut, ndryshe nga Serbia, kështu që Asani largohet nga Baku. “Dështoi gjithçka në moment të fundit dhe unë kthehem te Kepezi, ku kam kontratë deri në verë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe në fund të sezonit të kërkojë angazhim në ekip më të fortë”, shprehet Bujamin Asani, i cili është kthyer në Azerbejxhan, ku i është bashkuar skuadrës së Kepezit në përgatitjet para fillimit të fazës së dytë të kampionatit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *