Home / Sport / Asani me oferta në Azerbejxhan

Asani me oferta në Azerbejxhan

“Momentalisht gjendem në Shkup ku shfrytëzoi kohën për të pushuar dhe për tu çmallur me familjarët e mij. Gjasat janë të vogla të mbetem te Kepezi, pasi që kam oferta të tjera dhe këto ditë pritet të njoftohem nga menaxheri im nëse do të kem skuadër të re. Ajo që duket e sigurtë për momentin, është se 90% do të mbetem në Azerbejxhan”, shprehet futbollisti shkupjan Bujamin Asani.

Qëndrimi gjashtë mujor në kampionatin elitar të Azerbejxhanit, duket se shkupjanit Bujamin Asani i ka hapur shumë mundësi të reja për vazhdimin e karrierës së tij. Asani verën e vitit të kaluar nga Rufeja-M kaloi në Azerbejxhan te Kepezi, me të cilët firmosi për një vit. Edhe pse skuadra e tij e re luftonte për mbijetesë, Asani menjëherë gjeti vendin e tij në ekip, duke treguar paraqitje të mira që i siguruan vendin në formacionin bazë. Kjo ishte mundësi që edhe skuadra tjera më të forta financiarisht të binden në kualitetet e shkupjanit, kështu që për momentin ai është në dyshim për të ardhmen e tij. “Momentalisht gjendem në Shkup ku shfrytëzoi kohën për të pushuar dhe për tu çmallur me familjarët e mij. Përkundër rezultateve të dobëta të ekipit, unë vlerësoj si të suksesshëm këtë gjashtë-mujor në Azerbejxhan, ku kam mësuar shumë gjëra të reja. Gjasat janë të vogla të mbetem te Kepezi, pasi që kam oferta të tjera dhe këto ditë pritet të njoftohem nga menaxheri im nëse do të kem skuadër të re. Ajo që duket e sigurtë për momentin, është se 90% do të mbetem në Azerbejxhan”, shprehet futbollisti shkupjan Bujamin Asani. 24 vjeçari sqaron se kriza finansiare që ka kapluar Kepezin, ka detyruar atë të mendojë për të ndryshuar mjedis. “Në fillim gjërat ishin mirë, deri sa pronari kishte një krizë të vogël që u reflektua tek ekipi. Nga ai moment munguan edhe rezultatet dhe për momentin ekipi duket shumë pranë rënies nga kategoria dhe kjo më bën të dyshoj nëse i’a vlen të qëndroj aty ku kriza mund të thellohet. Ne të huajt jemi gurbetxhinjë dhe varemi drejtëpërdrejtë nga finansat dhe për këtë arsye mendoj se jam pranë ndarjes me Kepezin edhe pse kam kontratë deri në fund të vitit dhe me vullnetin tim pa problem mund të vazhdoj qëndrimin”, sqaron Asani, i cili në vazhdim flet edhe për alternativat që ka para vetes. “Para se të kaloj te Kepezi, unë isha tek AZAL, dhe ata përsëri më kërkojnë, por nuk dua të kthehem atje për shkak të jo-korektësisë së trajnerit që tregoi ndaj meje. E tani nuk mund të përmend emra skuadrash, por vërtet ka obison që të ndodh lëvizje e mirë. Unë tani më jam i njohur për skuadrat këtu në Azerbejxhan dhe dhashtë Zoti që këto ditë të kem ndonjë lajm të mirë, për të cilën në kohë do të njoftohen edhe mediat”, përfundoi shkupjani. Bujamin Asani është futbollist i dalë nga KF Shkupi (ish-Slloga Jugomagnati), ndërsa ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Skopjen dhe Rufeja-M, para se në verën e 2012 të kalojë te Kepezi në Azerbejxhan.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *