Home / Lajme / Botë / Avionët izraelitë bombardojnë në Siri

Avionët izraelitë bombardojnë në Siri

Avionët izraelitë bombarduan dje në Siri për herë të parë në pesë vjet. Njoftimet për bombardimet kanë qënë të ndryshme për disa hollësi, ndërkohë që Izraeli ka heshtur për veprimin e tij.

Autoritetet siriane thanë se avionë reaktivë izraelitë bombarduan një objekt kërkimesh ushrarale pranë Damaskut, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur pesë të tjerë. Sipas këtij njoftimi, sulmi u krye në një pikë 15 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit sirian.

Mediat izraelite dhe perëndimore dhanë njoftime për sulme ajrore izraelire në pika të ndryshme pranë kufirit të Sirisë me Libanin dhe thanë se objektivi i sulmit ishte një autokolonë që trasportonte pjesë raketash për Hezbollahu, milicia anti izraelite shiite në Liban.

Njoftimet e ndryshme për aksionin izraelit nuk ishin sqaruar deri sot në mëngjes dhe as konfirmuar nga burime të pavarura. Mbetet ende e paqartë nëse ka patur një apo dy sulme të ndryshme. Izraeli hedh poshtë vazhdimisht se ndërmer sulme ushtarake parandaluese dhe refuzoi të komentonte për sulmin e djeshëm.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar javët e fundit se nuk do të toleronin asnjë transferim armësh nga Siria për ekstremistët, siç janë ata Hezbollah, nëse një gjë e tillë do të ndodhte gjatë luftës civile, ndërkohë që kontrolli i qeverisë Assad në vend po dobësohet.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *