Home / Sport / Bajram Fetai pret vit të suksesshëm

Bajram Fetai pret vit të suksesshëm

“Shpresoj dhe besoj se viti 2013 do të jetë i suksesshëm për mua. Gjysmëstionori vjeshtor më ndihmoi të adaptohem si duhet në Turqi, ndërsa tani pritet të jap më të mirën nga vetja për të ndimuar së më tepër skuadrën time të ngjitet në pjesën e epërme të renditjes. Besoj që paraqitjet e mira do të jenë arsye që seleksionuesi i Maqedonisë të llogarisë në mua për ndeshjet e rradhës”, deklaroi futbollisti i Denizlisporit, Bajram Fetai.

Futbollisti 27 vjeçar nga Tetova, Bajram Fetai, ka mbyllur me sukses gjashtë-mujorin e parë te skuadra e kategorisë së dytë të Turqisë, Denizlispor, tek të cilët ka luajtur me sukses gjysmëstinorin e fundit. Pas vështirësive që hasi në sezonin e fundit në Danimarkë me skuadrën e Lyngbit, duket se vendimi për të kaluar në Turqi ishte i drejtë, pasi Fetai gjeti veten në skuadrën e tij të re, për të cilën shënoi 15-të paraqitje, prej të cilave 9 si titullar, dhe në të cilat shënoi 4 gola, dy prej të cilëve vendimtar në tre ndeshjet e fundit. “Vërtet kalimi im në Turqi ishte hap i mirë në karrierën time, pasi këtu luaj rregullisht dhe më duket se po gjej formën e time më të mirë. E rëndësishme është që kam besimin e të gjithve në skuadër dhe gjërat munden vetëm të përmirësohen”, tha në fillim sulmuesi tetovar Bajram Fetai, duke shtuar se pret sezon të suksesshëm në vitin 2013. “Shpresoj dhe besoj se viti 2013 do të jetë i suksesshëm për mua. Gjysmëstionori vjeshtor më ndihmoi të adaptohem si duhet në Turqi, ndërsa tani pritet të jap më të mirën nga vetja për të ndimuar së më tepër skuadrën time të ngjitet në pjesën e epërme të renditjes. Besoj që paraqitjet e mira do të jenë arsye që seleksionuesi i Maqedonisë të llogarisë në mua për ndeshjet e rradhës”, u shpreh Fetai. “Ndëgjoj se trajneri i ri Janevski beson shumë në futbollistët e rrinjë dhe për më shumë ka përmirësuar atmosferën në kombëtare. Unë e kam thënë gjithnjë se jam në dispozicion të kombëtares dhe pres që seleksionuesi, apo edhe ndihmësi i tij shqiptar Nexhat Shabani të ndjekë paraqitjet e mija dhe të më japin rastin për tu dëshmuar në ekipin kombëtar të Maqedonisë”, nënvizoi Bajram Fetai. Tetovari këto ditë qëndron në Danimarkë pranë të afërmëve të tij. Pushimet e fundvitit i mundësuan të udhëtojë drejtë Danimarkës, por Viti i Ri nuk ishte arsyeja kryesore e udhëtimit të Fetait. Ai ka një arsye më të madhe dhe këtë e publikon për lexuesit e gazetës Koha, ndërsa redaksia jonë e uron përzemërsisht Bajramin. “Hahaha, sigurisht pasi më ngacmuat do ta zbuloj. Unë jam fejuar këto ditë dhe ju falemenderoj për urimet. Ky është një proces që duhet ta kalojmë herët apo më vonë, kështu që unë vlerësova se ky është momenti i vërtetë. Edhe një herë faleminderit për urimet”, tha Fetai, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij ka kaluar pikërisht në Danimarkë, ku edhe jetojnë dhe veprojnë familja e tij. Fetai ka nisur karrierën te skuadra B93, para se të realizojë një transferim të madh te Gllazgou Rejnxhers në Skoci. Pasi ishte shumë i ri nuk arriti të adaptohet në Skoci, luajti si huazim te Invernessi, para se të kthehet në Danimarkë te Silkeborgu. Pasoi transferimi te Nordsjellandi, ku luajti për katër vite me rradhë, para se në 2011 të ketë dy tentime të pasuksesshme për të kaluar në Gjermani dhe Spanjë, dhe vendos të firmosë me Lyngbin. Verën e vitit të kaluar kalon në Turqi te Denizlispori. Kujtojmë se Fetai ka disa paraqitje për kombëtaret më të reja të Danimarkës, ndërsa në vitin 2010 vendos të pranojë ftesën e kombëtares më të mirë të Maqedonisë, për të cilën zhvilloi 3 paraqitje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *