Home / Sport / Bajrami 1 vit te Gomeli

Bajrami 1 vit te Gomeli

‘Më në fund mund të konfirmoj se kam firmosur për 1 vit me Gomelin dhe ky do jetë klubi im i rradhës. Shpresoj që të kem sukses me skuadrën e re, ndërsa paraqitjet e mira në Bjellorusi besoj që të bindin seleksionuesin Janevski të llogarisë në shërbimet e mija për ekipin kombëtar’, është shprehur Bajrami, pas marëveshjes së arritur me Gomelin.

Ajo që tani më një kohë ishte duke u folur në media, fundjavën që lëmë pas ka marrë konfirmimin e saj, pasi që Muharem Bajrami ka firmosur kontratë një-vjecare me skuadrën bjelloruse FC Gomel. Skuadra bjelloruse që eliminoi Renovën në edicionin e sivjetshëm të Liga Evropës, tani më një kohë ndjek mesfushorin 27 vjecar, ndërsa pas vitit të ri është arritur marrëeveshja për 12-të muaj. ‘Më në fund mund të konfirmoj se kam firmosur për 1 vit me Gomelin dhe ky do jetë klubi im i rradhës. Shpresoj që të kem sukses me skuadrën e re, ndërsa paraqitjet e mira në Bjellorusi besoj që të bindin seleksionuesin Janevski të llogarisë në shërbimet e mija për ekipin kombëtar’, është shprehur Bajrami, pas marëveshjes së arritur me Gomelin. Shkupjani pritet që ekipit të ri t’i bashkohet më 9 janar, ndërsa përparësi për të është se njeh mirë gjuhën ruse. Transferimin e Bajramit në Bjellorusi e konfrimon edhe faqja zyrtare e internetit të Gomelit, ku ai ka dhënë edhe intervistën e tij të parë për skuadrën e re, për të cilën do shkruajmë ditët në vijim. Për ‘Mukin’ kjo është hera e dytë që do luajë jashtë vendit, pasi paraprakisht është paraqitur në Lituani te Kaunasi dhe Silute.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *