Home / Sport / “Balotelli nuk bëri probleme te Interi”

“Balotelli nuk bëri probleme te Interi”

Ish-drejtori i Interit, Ernesto Paolillo, ka mbrojtur sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.

Paolillo thotë se përkundër faktit që Balotelli hodhi në tokë fanellën e Interit në ndeshjen ndaj Barcelons, ai nuk ka shkaktuar kurrë probleme të mëdha.

“Kur ai ishte lojtar në akademinë tonë, ai nuk krijoi kurrë probleme, e as edhe në ekipin e parë, as me lojtarët e as me trajnerin e parë”.

“Por, ndoshta është pak i papjekur. Ndoshta edhe lojtarët seniorë nuk ishin të gatshëm të pranonin një lojtar të ri aq të talentuar . Ishte e rrezikshme për ta. Shpresoj që ai të kuptojë shumë gjëra për të ardhmen, pasi kështu do të bëhet edhe futbollisti më i mirë në Evropë”, është shprehur Paolillo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *