Home / Sport / Barazon Juventusi, gëzohet Lazio dhe Napoli

Barazon Juventusi, gëzohet Lazio dhe Napoli

Edhe pse kaloi në epërsi me anë të Andrea Pirlos në minutën e 54-ë, lojtarët e juves nuk ia dolën të fitojnë tre pikë në këtë duel. Golin e barazimit për Parmën e shënoi Sansone në minutën e 77-ë.

Juventusi dështoi të fitojë tre pikë të reja nga Parma vendëse, kurse dy ekipet përcjellëse të saj, Lazio dhe Napoli iu gëzuan këtij fakti por edhe fitoreve të veta në ndeshjet e sotme.

Edhe pse kaloi në epërsi me anë të Andrea Pirlos në minutën e 54-ë, lojtarët e tij nuk ia dolën të fitojnë tre pikë në këtë duel. Golin e barazimit për Parmën e shënoi Sansone në minutën e 77-ë.

Lazio fitoi me rezultatin 2:0 kundër Atalantës, në një ndeshje në të cilën u paraqit edhe futbollisti ynë Lorik Cana. Kurse Napoli ishte edhe më bindës kundër Palermos së Saimir Ujkanit, duke i kthyer për në shtëpi mysafirët me tre gola në rrjet.

Prej klubeve nga kreu i tabelës të përmendim se dje Interi fitoi me rezultatin 2:0 kundër Pescaras, kurse Fiorentina humbi në Udine kundër Udinese me rezultatin 3:1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *