Home / Sport / Barça i përgjigjet po me goleadë Realit

Barça i përgjigjet po me goleadë Realit

Barcelona i është përgjigjur Real Madrid duke treguar gjithë forcën e saj ofensive në takimin kundër Osasunës, për të shkatërruar këtë të fundit me rezultatin 5-1. Protagonist ishte i zakonshmi Lionel Mesi, autor i katër golave në këtë sfidë dhe rekordit të radhës, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 11 ndeshje radhazi në kampionatin spanjoll.

Argjentinasi hapi serinë e golave që në minutën e 15-të, por në minutën e 24-t ishin miqtë që barazuan gjithçka falë golit të Loe që mposhti Valdes me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por avantazhi i Barçës u rivendos shumë shpejt nga penalltia e transformuar saktësisht nga Mesi, ndërsa për miqtë u ndëshkua me karton të kuq Arribas. Ky episod shoi çdo pretendim të Osasunas e cila pa katalanasit të mbyllin pjesën e parë në avantazhin e dy golave falë rrjetës së tundur nga Pedro, edhe pse goli në fakt duhej anuluar për pozicion jashtë loje të Dani Alvesh.
Por çdo dyshim shuhet në pjesën e dytë, kur Mesi tregon përsëri talentin e tij të jashtëzakonshëm duke shënuar edhe dy herë të tjera dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfidë.
Falë humbjes së Atletiko Madrid përballë Atletik Bilbao, tashmë diferenca e katalanasve me vendin e dytë është rritur në 11 pikë.

La Liga
Java 21 / Rezultatet
Rajo Vajekano-Real Betis 3-0
Barcelona-Osasuna 5-1
Atletik Bilbao-Atletiko Madrid 3-0
Majorka-Malaga 2-3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *