Home / Sport / Barcelona nuk njeh rivalë

Barcelona nuk njeh rivalë

Barcelona vazhdon paraqitjet e saj mbresëlënëse ndaj skuadrave më të forta të kampionatit spanjoll, duke treguar se në këtë sezon nuk ka kundërshtarë dhe se titulli kampion është kthyer në një formalitet. Katalanasit kanë fituar 3-1 përballë Malagas, në fushën e kësaj të fundit, me një lehtësi të admirueshme, duke i dhënë një leksion futbolli skuadrës që ashtu si ajo, merr pjesë mes 16 më të mirëve në Ligën e Kampioneve.

Katalanasit kanë zgjidhur gjithçka falë një dominimi absolut në mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës, duke krijuar disa herë mundësinë për të gjetur rrugën e rrjetës. Goli i avantazhit ka ardhur në minutën e 27-të me anë të Mesit, që ka përfituar nga gabimi i mbrojtjes për të dërguar topin në rrjetë.
Dyfishimi i rezultatit në minutën e 50-të vjen përsëri nga këmbët e argjentinasit, por këtë radhë në formën e një pasimi të jashtëzakonshëm për Fabregas, i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin pas krahëve të portierit Kabalero. Edhe goli i tretë, i shënuar nga Tiago Alkantara, është përsëri rrjedhë e një kombinimi të këtij të fundit me Mesin, duke e kthyer argjentinasin në protagonistin absolut të ndeshjes, edhe pse ishte autor i vetëm një goli. Rrejta e Buonanote me goditje dënimi në minutën e 88-të ishte vetëm një ngushëllim i vogël për Malagan që e kuptoi se për t’u ngjitur në nivelet më të larta, ka ende shumë rrugë për të bërë.
Ndërsa Barcelona vazhdon ecurinë rekord të këtij sezoni, ku në 19 javë ka regjistruar 18 fitore dhe vetëm 1 barazim, ndërsa është në rrugën e duhur për të thyer të gjitha rekordet e vendosura një vit më parë nga Real Madrid, në sezonin ku regjistroi 100 pikë dhe 121 gola. Kur janë luajtur gjysma e ndeshjeve të kampionatit, katalanasit kanë 55 pikë dhe 64 gola të shënuar, ndërsa nuk duhet harruar se diferenca me Atletiko Madrid të vendit të dytë është 11 pikë, ndërsa ajo me Real Madrid që mban vendin e tretë është ngjitur në 18 pikë.

La Liga
Java 19 / Rezultatet
Betis-Levante 2-0
Real Sociedad-D. La Korunja 1-1
Atletiko Madrid-Real Saragoza 2-0
Malaga-Barcelona 1-3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *