Home / Sport / Barcelona, Vilanova luan tenis me të birin

Barcelona, Vilanova luan tenis me të birin

Sipas shtypit spanjoll, Vilanova mund t’i habisë të gjithë dhe të asistojë, ndoshta pjesërisht, në stërvitjen e parë të Barcelonës për vitin 2013, e parashikuar për të mërkurën. Lojtarët dhe tifozët mezi presin ta shohin sërish në fushë.

Fundi i tunelit, këtë herë duket tepër i afërt. Tito Vilanova, i operuar më 20 dhjetor pas rishfaqjes së një mase tumoriale pranë veshit, ndihet mirë dhe po praktikohet në fushë.

Ende jo në fushat e gjelbra të futbollit, por në ato me përmasa më të reduktuara të “mini” tenisit.

Ka qenë i biri, i cili ka publikuar një foto në Tëitter. Tekniku i Barcelonës, i cili gjatë javëve të ardhshme do t’i nënshtrohet radio dhe kimioterapisë, pritet të rikthehet së shpejti në pankinën “blaugrana”.

Ditë më parë, Rosell, president i Barçës, fliste për një periudhë prej 15-20 ditësh nga rikthimi në punë. Imazhet e Vilanovës, në dukje i çlodhur dhe i qeshur, me një veshje sportive dhe raketën e tenisit në dorë, të lënë të shpresosh se gjithçka po shkon më së miri.

Djali i Tito-s, në prag të stërvitjes me të atin, ka komentuar: “Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Këtë mbrëmje e kam mbyllur vitin duke luajtur një mini ndeshje tenisi me një person special”.

Sipas shtypit spanjoll, Vilanova mund t’i habisë të gjithë dhe të asistojë, ndoshta pjesërisht, në stërvitjen e parë të Barcelonës për vitin 2013, e parashikuar për të mërkurën. Lojtarët dhe tifozët mezi presin ta shohin sërish në fushë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *