Home / Sport / Batuta pa kufi në takimin e Obamës me Majemin

Batuta pa kufi në takimin e Obamës me Majemin

Vizita e kampionëve të NBA më Shtëpinë e Bardhe ka qenë mjaft argëtuese, mes batutave të të dy palëve. Obama, një njohës i mirë dhe tifoz i flaktë i basketbollit, nuk ka ngurruar të thumbojë Xhejms dhe Uejd pikërisht për ndeshjen e famshme kundër tij.

Takimi tradicional i kampionëve të NBA me presidentin e SHBA këtë radhë ka qenë më pak formal se zakonisht. Arsyeja është se yjet e Majemit, fituese në fuqi e turneut, si LeBron Xhejms, Duejn Uejd apo Kris Bosh, njohin mirë presidentin Barak Obama, me të cilin kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore basketbolli dy vite më parë për datëlindjen e tij.

Si rrjedhojë, vizita e kampionëve të NBA më Shtëpinë e Bardhe ka qenë mjaft argëtuese, mes batutave të të dy palëve. Obama, një njohës i mirë dhe tifoz i flaktë i basketbollit, nuk ka ngurruar të thumbojë Xhejms dhe Uejd pikërisht për ndeshjen e famshme kundër tij.
“Disa prej këtyre lojtarëve ishin këtu për një ndeshje në datëlindjen time. Tani, nuk dua të marr meritat e trajnerit, por mendoj se është e qartë për të gjithë se ndeshja kundër meje i përgatiti për t’u përballur me Kevin Durant dhe Rasëll Uestbruk. Ajo ndeshje përmirësoi aftësitë e tyre, i dha dëshirën për të konkurruar që nevojitej dhe mendoj se arsyeja e vërtetë për të cilën erdhën këtu është se deshën që të provonin edhe një herë që të mundnin këtë plakushin këtu”, ishin fjalët e Obamës para kampionëve në NBA.
“Paraqitja e Xhejms ndaj Boston në ndeshjen ku shënoi 45 pikë është një nga paraqitjet më të mëdha në historinë e playoff të NBA, sytë e tij shkëlqenin një dritë të frikshme. Ne pamë edhe Duejn Uejd, zemrën dhe shpirtin e skuadrës, duke bërë atë që nevojitej për të fituar. Edhe në konferencat për shtyp, ai vishet aq mirë sa për të përfunduar në faqet e para të revistave të modës. Majk Miller me zor mund të ecte gjatë finaleve. Majk dukesh më mirë tani, por vitin e kaluar dukeshe si një plak”, ishin batuta e presidentit të SHBA, i cili ka ftuar LeBron Xhejms të bënte një fjalim të shkurtër dhe ky i fundit nuk ka kursyer batutën e rastit duke vazhduar me të njëjtin stil si Obama.
“Në emër të skuadrës dua të të falënderoj për mikpritjen dhe që na lejove të vijmë në Shtëpinë e Bardhë! E kam fjalën, jemi në Shtëpinë e Bardhë! Ne jemi djem nga Çikago, Dallas, Teksas, Miçigan, Ohajo, Dakota e Jugut, Majemi dhe ne tani jemi në Shtëpinë e Bardhë! Mama, ia dola mbanë!”, ishte batuta e yllit të NBA mes të qeshurave në sallë, ndërsa më pas i dorëzoi presidentit Obama topin me autografet e skuadrës si dhe një fanellë me numrin 44.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *