Home / Lajme / Maqedoni / BDI i caktoi kandidatët për kryetarë të komunave

BDI i caktoi kandidatët për kryetarë të komunave

8 janar– Arben Llabënishti për Kryetar të ardhshëm të Strugës
– Hazbi Idrizi për Kryetar të ardhshëm të Bogovinës,
– Isen Asani për Kryetar të ardhshëm të Tearcës,
– Bekim Murati për Kryetar të ardhshëm të Sarajit dhe
– Sadulla Duraku për Kryetar të ardhshëm të komunës së Likovës.
– Izet Mexhiti për komunën e Çairit
– Brahim Ajvazi për komunën e Haraçinës
– Ismail Jahoski për komunën e Pllasnicës
– Bajram Kadria për komunën e Vrapçishtës

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërje të zgjeruar me përfaqësuesit e degëve Strugë, Bogovinjë, Tearcë, Saraj, Vrapçishtë dhe Likovë, që u mbajt në selinë e partisë në Tetovë, janë shqyrtuar kandidaturat për kryetarë komune në komunat e lartëpërmendura.

Kryesia e KP të BDI njohtoi Kryetarët e degëve të lartpërmendura si dhe kandidatët për kryetarë në këto komuna si vijon:

– Vendimet e Kryesisë së KP të BDI bazohen në vlerësimet më të mira për kandidatët potencial për Kryetarë komunash duke respektuar kandidaturat e degëve si dhe përkrahjen e qytetarëve në komunën respektive të analizuar që nga muaji qershor gjer më sot.

– Kryesia e KP të BDI ka parasysh se kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë dhe Kryetarë të ardhshëm të Komunave, prandaj dhe mbajmë përgjegjësi të madhe para qytetarëve që t’i plotësojmë pritjet e tyre.

– Të gjitha degët respektojnë vendimet e Kryesisë së KP të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe angazhohen për fitorën absolute të BDI.

– Vendimet e Kryesisë së KP të BDI do të paraqiten para Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për verifikim përfundimtar dhe zyrtarizim të kandidaturave.

Kryesia e KP të Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që t’i propozojë Këshillit të përgjithshëm të BDI-së kandidatët:

– Arben Llabënishti për Kryetar të ardhshëm të Strugës
– Hazbi Idrizi për Kryetar të ardhshëm të Bogovinës,
– Isen Asani për Kryetar të ardhshëm të Tearcës,
– Bekim Murati për Kryetar të ardhshëm të Sarajit dhe
– Sadulla Duraku për Kryetar të ardhshëm të komunës së Likovës.
– Izet Mexhiti për komunën e Çairit
– Brahim Ajvazi për komunën e Haraçinës
– Ismail Jahoski për komunën e Pllasnicës
– Bajram Kadria për komunën e Vrapçishtës

Kryesia e KP të BDI-së do të njoftojë opinionin edhe për kandidatët për komunat e tjera ku BDI do të garojë në zgjedhjet lokale 2013.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *