Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja miraton kandidaturat për zgjedhjet lokale

BDI-ja miraton kandidaturat për zgjedhjet lokale

6 janar-Edhe pse nuk është komunikuar emri i kandidatit për në Tearcë, Televizioni Koha mer vesh se kandidat do të jetë sërish Isen Asani. Në Zhelinë kandidat i BDI-së mbetet kryetari aktual k kësaj komune Fatmir Izairi, në Bërvenic Enver Pajaziti , në Vrapçishtë Bajram Kadrija, në Bogovinë Hazbi Idrizi, në Dollnen Abdulla Bajramovski dhe në Pllasnicë Ismail Jaovski

Kryesia e BDI-së pothuajse ka zgjidhur të gjitha dilemat me cilët kandidatë do të dalë në zgjedhjet lokale të marsit. Vendim të prerë kryesia e kësaj partia nuk ka vetëm për dy komuna atë të Haraçinës, të përkrahë kandidaturën e kryetarit aktual Basri Bajrami që gëzon përkrahje shumë më të madhe se kryetari i degës së BDI-së në këtë Komunë Ibrahim Ajvazi i cili ka ambicie të futet në garë, si dhe kush të jetë kandidat i kësaj partie në Tearcë.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi në një deklaratë për televizionin shprehet se rrethi i kandidatëve të mundshëm është ngushtuar.

“Në mbledhjen e mbrëmshme kemi arritur të ngushtojnë numrin e kandidatëve për çdo degë nga dy. Ne do vazhdojmë edhe më tutje me evaluimin dhe analizimin edhe faktorëve të ndryshëm por edhe të asaj që ne do konsiderojmë si kandidatura më të mira të mundshme për zgjedhjet e ardhshme. Nuk mundë të thuhet që është konkretizuar deri në momentin kur ne nuk i bëjmë publike zyrtarisht. Do bëhet publike në mbledhjen e ardhshme kur do mblidhen në mënyrë më të zgjeruar edhe kryetarët e degëve edhe kandidatët e propozuar dhe do iu kumtohet emri se kush do jenë kandidatët që kanë kaluar edhe kryesinë qendrore”, tha Ademi.

Ndërkohë në Tetovë BDI do të garojë me zëvendskryeministren aktuale për eurointegrime Teuta Arifi, në Gostivar Rufi Osmanit do t’i bëjë ballë ministri aktual i pushtetit lokal Nevzat Bejta i cili tani sipas anketave të fundit të BDI-së qëndron më mirë se sa Osmani .

“Ne në Gostivar jemi në epërsi nga RDK dhe partitë e tjera. Poashtu dua të demantoj edhe një lajm tjetër që ka të bëj me qytetin e Tetovës, pra këtu ne do përcaktohemi me kandidatin që ka përkrahjen më të madhe tek elektorati shqiptar në Tetovë dhe pastaj edhe tek të tjerët. Por fillimisht baza do jetë tek shqiptarët, ne jemi duke rrumbullakuar këtë proces dhe shpresojmë që më 15 Janar këshilli të miratojë edhe kandidaturën”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së

Befasia më e madhe si duket ndodhë në Strugë, ku kryetari aktual Ramiz Merko me gjithë ambiciet që ka, nuk do të ketë shans të kërkojë edhe mandatin e tretë si kandidat i BDI-së. Vendimi i kryesisë së BDI-së është për deputetin Arben Labunishta. Ndërkohë sipas Ramiz Merkos vendimi për moskandidimin e tij nuk është ende përfundimtar.

Edhe në Dibër BDI nuk do të dalë me kryetarin aktual Argëtim Fida, por me myftiun aktual të Dibrës Ruzhdi Lata i cili gëzon përkrahje shumë më të madhe se Fida në këtë qytet.

Në Kërçovë BDI do të garojë me Fatmir Dearin, në Saraj Bekim Muratin ndërsa për mandatin e tretë do të garojnë Izet Mexhiti në Çair dhe Sadulla Duraku në Likovë.
Edhe pse nuk është komunikuar emri i kandidatit për në Tearcë, Televizioni Koha mer vesh se kandidat do të jetë sërish Isen Asani

Në Zhelinë kandidat i BDI-së mbetet kryetari aktual k kësaj komune Fatmir Izairi, në Bërvenic Enver Pajaziti , në Vrapçishtë Bajram Kadrija, në Bogovinë Hazbi Idrizi, në Dollnen Abdulla Bajramovski dhe në Pllasnicë Ismail Jaovski. Ndërsa edhe në Studeniçan BDI do të garojë me kryetarin aktual të kësaj Komune Fati Iseni edhe përkundër faktit se në anketa rezulton se mbështetja e kundër-kandidatit të tij nga radhët e PDSH-së Azem Sadiku është më e madhe. Edhe pse mbrëmë kryesia e BDI-së nuk ka marrë vendim të prerë për kandidatin në Shkup, megjithatë vendimi mund të jetë pro kandidaturës së zëvendësministrit të arsimit Safet Nezirit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *