Home / Lajme / Maqedoni / BDI konfirmon kandidaturat

BDI konfirmon kandidaturat

16 jaanr-e të cilët kjo parti do të paraqitet në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Lista, e sjellë nga Kryesia Qendrore për kandidatët në 16 komuna, u miratua unanimisht nga Këshilli pa asnjë votë kundër apo abstenim. Në listën për kandidatë nuk ka ndryshime nga ajo që është aktualisht e njohur për publikun, përveç në tri komuna, ku do të vendoset deri më 31 janar.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së votoi sot listën e kandidatëve për kryetarë komunash, me të cilët kjo parti do të paraqitet në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Lista, e sjellë nga Kryesia Qendrore për kandidatët në 16 komuna, u miratua unanimisht nga Këshilli pa asnjë votë kundër apo abstenim. Në listën për kandidatë nuk ka ndryshime nga ajo që është aktualisht e njohur për publikun, përveç në tri komuna, ku do të vendoset deri më 31 janar. Sa iu përket komunave ku shqiptarët janë pakicë, në to, sipas zëdhënësit Osmani, BDI-ja do të dalë vetëm me listë për këshilltarë, për shkak se PDSH-ja dhe RDK-ja nuk kanë pranuar ofertën e BDI-së që në këto komuna të dilet me listë të përbashkët. “Në komunat e tjera është konsolidu një komision i cili do vendos për tre komunat ku shqiptarët janë shumicë, në fakt për Dollnenin dhe Mavrovën pra do vendoset deri më 31 janar.Sa iu përket komunave tjera ku nuk pritet të fitoj kandidati shqiptar ne deri më tani iu kemi propozuar RDK-së dhe PDSH-së dhe DR-së që të shkohet me lista të përbashkëta që të nxjerrim një apo dy kandidat në ato komuna ku shqiptarët janë pakicë që të ketë përfaqësim të tyre në ato komuna, por morëm përgjigje negative nga PDSH-ja. Këshilli i përgjithshëm sot po ashtu autorizoi kryetarin e partisë që të hymë në bisedime me partitë tjera për bashkëpunim në zgjedhjet lokale 2013”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. AI foli edh per qendrimin e BDI-se per zgejdhje fer dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *