Home / Lajme / Maqedoni / BDI, përcakton listën e kandidatëve

BDI, përcakton listën e kandidatëve

Tetovë, 13 Janar – Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së i ka dorëzuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars të këtij viti.

Bashkimi demokratik per integrim listën e ka dorëzuar këshillit të përgjithshëm për miratim. Sipas kësaj liste, kandidate e BDI-së për komunën e Tetovës do të jetë Teuta Arifi, në Gostivar Nevzat Bejta, në Strugë Arben Llabënishti, në Kërçovë Fatmir Dehari, në Çair Izet Mexhiti, në Dibër Ruzhdi Lata, në Saraj Bekim Murati, në Zhelinë Fatmir Izairi, në Likovë Sadulla Duraku, në Bogovinë Hazbi Idrizi, në Tearcë Isen Asani, në Haraçinë Brahim Ajvazi, në Pllasnicë Ismail Jahoski, në Vrapçisht Bajram Kadria, në Bërvenicë Enver Pajaziti dhe në Studeniçan Fati Iseni. Lista do të miratohet nga Këshilli i përgjithshëm, të mërkurën më 16 janar.

“Sot Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka shqyrtuar edhe njëherë, kandidaturat për kandidat për zgjedhjet lokale 2013 dhe përcaktoi listën përfundimtare të kandidatëve e cila do t’i dorëzohet Këshillit të Përgjithshëm për miratim që do të mbahet ditën e mërkurë më 16 janar, dhe prej atëherë do të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat e BDI-së për zgjedhjet lokale”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Përveç pranimit të listës së kandidatëve, Kryesia e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së diskutoi sot edhe për situatën aktuale politike dhe kërkesën e LSDM-së për zgjedhje parlamentare në të njëjtën date me ato lokale. BDI vlerëson se institucionet funksionojnë konform ligjit dhe kushtetutës, vendi është në situatë stabile politike, ndërsa Qeveria vazhdon të gëzojë legjitimitetin e shumicës.

Partia shqiptare në pushtet gjithashtu ka marrë përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në kuvend dhe bashkërisht, të zgjidhin sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *