Home / Lajme / Maqedoni / BDI përshëndet takimin Thaçi – Gruevski, por atakon liderin e PDSH-së

BDI përshëndet takimin Thaçi – Gruevski, por atakon liderin e PDSH-së

Kjo parti ka reaguar edhe lidhur me deklarimin e Thaçit, i cili nënvizoi se nuk ka nevojë të takohet me Ahmetin, por duke thënë takohet me Gruevskin, si shef i Ahmetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur sot takimin midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, por me këtë rast ka shprehur reagime kundër deklaratave të këtij të fundit.

Sipas BDI, ky takim nuk është mbajtur me kërkesën e Gruevskit, por me kërkesën e kreut të PDSH-së.

“Edhe përkundër vullnetit të mirë të BDI-së, Menduh Thaçi nuk arriti ti shmanget logjikës së veprimit servil dhe nënshtrues të instaluar në veprimtarinë e tij politike. Kjo logjikë e të vepruarit politik paraqet fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni dhe kjo ridëshmohet gjithmonë kur Thaçi shfaqet në opinion. BDI-së iu desht kohë e gjatë për të çrrënjosur inferioritetin dhe servilitetin e instaluar nga Menduh Thaçi dhe PDSH”, theksohet në komunikatën e partisë shqiptare në pushtet.

Kjo parti ka reaguar edhe lidhur me deklarimin e Thaçit, i cili nënvizoi se nuk ka nevojë të takohet me Ahmetin, por duke thënë takohet me Gruevskin, si shef i Ahmetit.

“Shef i z. Ali Ahmeti dhe i BDI është vetëm populli shqiptar dhe vullneti i tij i palëkundur dhe i dëshmuar në 11 vitet e fundit. Ndërsa, logjika e Thaçit e të pasurit shef tek partitë maqedonase, sikur atëherë kur morri titullin Vojvodë si dhe kur nëpërkëmbi vullnetin e shqiptarëve në vitin 2006, nuk do të përsëritet asnjëherë. Shqiptarët e dijnë mirë që proceset zgjedhore në vend kanë mbarëvajtje vetëm kur BDI i organizon ato, ndryshe nga Kasaphanet e Menduh Thaçit dhe PDSH-së sikur ajo e vitit 2008, që lane pas viktima në njerëz dhe të plagosur, që dëmtoi rëndë imazhin e shqiptarëve të Maqedonisë para miqve ndërkombëtar si dhe u denoncua publikisht nga monitoruesit ndërkombëtar të OSBE/ODIHR”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së.INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *