Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Veprimi serb me lapidarin, akt Millosheviqian

BDI: Veprimi serb me lapidarin, akt Millosheviqian

Shkup, 20 janar- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur sot indinjatë të thellë dhe dënon aktin qyqar të Qeverisë së Serbisë për të suspenduar vullnetin e autoriteteve legjitime në Preshevë dhe të qytetarëve shqiptar atje duke shkelur mbi të drejtat themelore të njeriut.

“Ky akt ‘Millosheviqian’ që nuk njef dialogun si vlerë evropiane, vetëm dëshmon se Serbia nuk e kupton apo nuk donë ta kupton realitetin e ri në rajon dhe po bëhet pengesa kryesore e Europianizimit të rajonit.

Ftojmë qytetarët shqiptarë në Luginë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve qëllimkëqija. Vlerat e dëshmorëve të kombit janë të përjetshme dhe çdo herë që dikush tenton të shkel mbi to, ato bëhen edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme”, tha zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *