Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja bën thirrje që të qetësohen gjakrat në Maqedoni

BE-ja bën thirrje që të qetësohen gjakrat në Maqedoni

4 janar-Thirrja e mosdëgjimit qytetar dhe vazhdimi me protesta të manifestuara përmes bllokimit të udhëkryqeve të komunikacionit në Shkup dhe në qytetet e tjera në Maqedoni, nga ana e aktivistëve dhe përkrahësve të LSDM-së opozitare, BE-ja nuk e përkrah dhe kërkon pa shtyrje t’u jepet fund konfrontimeve.

Bashkimi Evropian sërish bën apel për qetësimin e pasioneve në Republikën e Maqedonisë, duke u bërë thirrje liderëve të partive politike dhe përkrahësve të tyre t’i respektojnë kushtetutën dhe ligjet në vend, transmeton korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Apelin e ri nga Brukseli, sot zyrtarisht e transmetoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Sebastian Brabant, dhe është identike me qëdrimin e parë të transmetuar përmes misionit të përhershëm të Unionit në Shkup, që ishte liferuar menjëherë pas përplasjeve në dhe rreth kuvendit të Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit 2012.

Thirrja e mosdëgjimit qytetar dhe vazhdimi me protesta të manifestuara përmes bllokimit të udhëkryqeve të komunikacionit në Shkup dhe në qytetet e tjera në Maqedoni, nga ana e aktivistëve dhe përkrahësve të LSDM-së opozitare, BE-ja nuk e përkrah dhe kërkon pa shtyrje t’u jepet fund konfrontimeve.

“Ne me shqetësim i vëzhguam përolasjet politike në dhe rreth ndërtesës së Kuvendit dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve menjëherë t’i ndalojnë të gjitha aksionet agresive dhe provokuese”, porosit zëdhënësi Brabant.

Në deklaratën për MIA-n, zëdhënësi i BE-së shton se shprehja e qetë e mendimeve të ndryshme është baza e kombit të fortë dhe demokratik, derisa përdorimi i forcës nga ana e cilitdo e minon atë sistem dhe i dëmton mundësisë që të qeverisë përgjegjshëm.

“BE-ja u bën thirrje të gjithë liderëve të partive politike dhe përkrahësit e tyre t’u japin fund këtyre konfrontimeve, pa vonesë. U bëjmë thirrje të sillen në mënyrë e cila është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet, por edhe të veprojnë përmes mosmarrëveshjeve në kuvend që është në interes më të mirë të qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur që t’i paraqesin interesat e tyre në kuvend”, shtoi Brabant, me çka dërgoi porosi se Brukseli dëshiron që opozita të kthehet në shtëpinë ligjdhënëse dhe të mos mendojë për bojkot të zgjedhjeve lokale të ardhshme.

Edhe pse në KE asnjë nuk dëshiton të komentojë nëse dhe si ngjarjet e fundit në shoqërinë politike të Maqedonisë do të ndikojnë në raportin e pranverës dhe mundësia që vendi të marrë rekomandim të pestë pozitiv dhe fillim përfundimtar të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, është fakt që të gjitha ngjarjet do të shënohen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *