Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja ofron 65 milion euro për projektet nga programi energji inteligjente

BE-ja ofron 65 milion euro për projektet nga programi energji inteligjente

28 janar-Buxheti prej 65 milionë eurosh është dedikuar për projekte për krijimin e politikave dhe kushteve tregtare për efikasitet energjitik dhe burime ripërtëritëse të energjisë promovomin e efikasitetit energjitik dhe përdorimin racional të energjisë, rritjen e përdorimit të burimeve energjitike altrenative, përkrahjen për futjen e tekonologjive të reja, shkëmbimin e përvojave. Parashikohet edhe financimi i projekteve për qytetet dhe rajonet për energji ripërtëritëse.

Kompani dhe institucione nga Maqedonia mund të marrin financa për realizimin e projekteve përmes programit energji inteligjente të Bashkimit Evropian. Me apelin e Komisionit Evropian për këtë program për sivjet janë veçuar 65 milionë euro dhe pritet që të miratohen 60 projekte në shkallë evropiane.

“Prioritete e projekteve sipas nënprogrameve për energji efektive dhe përdorimi racional të resurseve (SAVE), burimeve ripërtëritëse të energjisë (AlTENAR), energjisë në transport (STEER) dhe iniciativave të përbashkëta nga këto fusha, informon sot në pres-konferencë Jadrana Arizanovska përfaqësuese e Odës ekonomike të Maqedonisë.

Nga 120 milionë euro që për programin e energjisë inteligjente u përgjysmua vjet, vetëm një projekt nga 100 të miratuarat kanë qenë nga Maqedonia. Për një jehonë më të madhe të apelit nga KE-ja që zgjat deri në 8 maj të këtij viti, oda tashmë zbatoi ditë informative dhe trajnime për procedurat për aplikimin dhe përgatitjen e projekteve. Fillimisht ka interes prej mbi 70 kompani të vendit.

Sipas Arizankoskës, procedura për aplikimin nga programet evropiane nuk janë gjithmonë të vetme dhe duhet që të ruajnë të gjitha rregullat. Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë të gjitha kompanitë dhe institucionet nga Maqedonia.

Buxheti prej 65 milionë eurosh është dedikuar për projekte për krijimin e politikave dhe kushteve tregtare për efikasitet energjitik dhe burime ripërtëritëse të energjisë promovomin e efikasitetit energjitik dhe përdorimin racional të energjisë, rritjen e përdorimit të burimeve energjitike altrenative, përkrahjen për futjen e tekonologjive të reja, shkëmbimin e përvojave. Parashikohet edhe financimi i projekteve për qytetet dhe rajonet për energji ripërtëritëse.

Nga programi për konkurrencë dhe inovacion, për sivjet prioriteti kryesor i KE-së është veprimi në sektorin e ndërtimit, si shfrytëzuesi më i madh i energjisë. Përparësi do të kenë projektet me priitietet e rinovimit të ndërtimeve ekzistuese dhe objekteve për qytetarët, industria dhe ndlrtimi i ndërtesave me shpenzim shumë të vogël të energjisë si dhe ato me zhvillim ekzistues të sektorit profesional në sektorin e ndërtimit.

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *