Home / Sport / Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë

Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, ka thënë se është dëm që Xherdan Shaqirit nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë.

Shaqiri po vuan nga mungesa e minutazhit te Bayerni për shkak se bavarezët kanë ekip të pasur, por ‘Perandori’ gjerman ka mendim tjetër.

“Personalisht mendoj se është dëm që atij nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë. Ai luan në mënyrë shumë efektive”.

“Shaqiri sjell gjithnjë frymë të freskët në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj vërtetë me kënaqësi se si luan ai pa i bërë përshtypje asgjë. Ai është një talent vërtet madhështor”, ka thënë Franz për gazetën zvicerane Blick.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *