Home / Sport / Behrami ia ka pa “hairin” futbollit

Behrami ia ka pa “hairin” futbollit

Mesfushori kosovar i Napolit,Valon Behrami, ka dhënë një intervistë të gjatë për ueb-faqen italiane ilmattino.it, ku ka folur për jetën e tij brenda dhe jashtë fushës së blertë, objektivat tashmë të arritur dhe ata që synon t’i arrijë.

“Na u desh ta linim Kosovën sepse filloi lufta. Isha 4 vjeç, ishin momente dramatike. Me babanë, mamanë dhe motrën time u desh të hiqnim dorë nga gjithçka shumë shpejt dhe u transferuam në Zvicër, në Stabio, ku familja ime jetonte ditë pas dite”, ka kujtuar mesfushori.

Në pyetjen se si u bë futbollist, Behrami zbuloi se ai fillimisht ishte marrë me atletikë, ndërsa më vonë kaloi në futboll.

“Shkoja në shkollë dhe sporti im ishte atletika. Vrapoja në 1500 dhe në 5000 metra. Familja ime ishte emigrante, kur isha 14 vjeç na u desh ta linim Zvicrën për t’u rikthyer në Kosovë. Pikërisht në ato momente vendosa të luaj futboll dhe në atë periudhë e njoftova një person të angazhuar në politikë, i cili na ndihmoi të qëndronim në Zvicër”.

“Fillova të futesha në botën e futbollit duke luajtur në një ekip rajonal, më pas në përfaqësuesen zvicerane. E mora nënshtetësinë dhe më pas nuk ekzistonin më probleme për të qëndruar në Zvicër”, ka shtuar mitrovicasi.

Behrami tha se falë futbollit ka realizuar ëndrrën e tij që t’i ndihmojë të afërmve të tij që t’ua ndërtoj shtëpitë të cilat ishin djegur gjatë luftës.

Ai gjithashtu foli për eksperiencën e tij në Londër, duke thënë se atje nuk i pëlqente moti dhe kishte ditë kur ai zgjohej në mëngjes dhe nuk kishte vullnet për të bërë asgjë. Teksa ka thënë se në Napoli, ndihet shumë më i lumtur sepse moti gjithmonë është me diell dhe ai kënaqet duke e shikuar lumin dhe kalon mirë me shoqërinë që e ka krijuar aty.

Sa i përket objektivave të tij, ai tha se me klubin e tij, Napolin, dëshiron të sigurojnë një pozitë për në Ligën e Kampionëve ndërsa me Kombëtaren e Zvicrës synon të luajë në botërorin ‘Brazili 2014’./

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *