Home / Lajme / Maqedoni / Beneficione sigurie për ish-kryeministrat

Beneficione sigurie për ish-kryeministrat

21 janar-Projekt – ligji është mbështetur me votat e partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Me këtë mundësohet që kjo praktikë të vlejë nga skadimi i mandatit të kryeministrit aktual Gruevski.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot projekt – ligjin për Qeverinë, me të cilin kryeministri i vendit pas përfundimit të mandatit do të ketë beneficione dhe kushte plotësuese për sigurinë dhe përkujdesjen ndaj tij nga ana e shtetit.

Me këtë projekt – ligj, kryeministrit i mundësohet të ketë gjashtë roje personale, shofer zyrtar dhe makinë zyrtare në një afat aq sa ka kryer detyrën zyrtare si kryeministër.

Projekt – ligji është mbështetur me votat e partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Me këtë mundësohet që kjo praktikë të vlejë nga skadimi i mandatit të kryeministrit aktual Gruevski.

Opozita ka kritikuar sjelljen e këtij ligji përmes mediave, duke theksuar se kjo është një mundësi për të siguruar veten kryeministri Gruevski.PDSH kërkoi tërheqjen e këtij projekt-ligji nga procedura, pasiqë sipas tyre ai është i panevojshëm, mirëpo kjo kërkesë e tyre nuk është pranuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *