Home / Lajme / Rajon / Beogradi i kundërpërgjigjet Qeverisë Berisha

Beogradi i kundërpërgjigjet Qeverisë Berisha

Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar kundër Qeverisë Shqiptare lidhur me reagimin e saj për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

“Fjalori që është përdorur në komunikatën e qeverisë shqiptare nxit aktivitetet e mëtejme që kanë si synim destabilizimin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në rajonin më të gjërë, ku banon popullata shqiptare”, theksohet në komunikatën e MPJ-së në Beograd.

Sipas reagimit, kualifikimet dhe akuzat e drejtuara kundër qeverisë serbe janë nën çdo nivel të dinjitetit dhe në kundërshtim të plotë me përkushtimin e dhënë personalisht nga kryeministri Sali Berisha, gjatë vizitës së fundit të ministit të jashtëm serb, Mrkiq në Tiranë, ku Berisha kishte deklaruar se Shqipëria është e gatshme për të hapur faqe të re të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

“Përdorimi i retorikës së nxehtë për shqetësimet për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në Jug të Serbisë paraqet manipulim drastik”, vlerëson MPJ serbe, duke shtuar se mbrojtja e të drejtave të minoritetit shqiptar dhe të gjitha pakicave tjera në Serbi është konform të gjitha standardeve ndërkombëtare, edhe ate siç thuhet më shumë se ato të drejta që zbatohen për pakicat në Shqipëri.

Ministria e Jashtme e Serbisë kërkon që qeveria shqiptare të ndërmarrë masa urgjente dhe serioze për të siguruar të drejtat e pakicës serbe dhe të tjerave në Shqipëri, pasiqë siç thuhet nuk ekziston kornizë ligjore për mbrojtjen e tyre. Serbia gjithashtu thekson MPJ kërkon që Shqipëria si shtet që ka prioritetet për anëtarësim në BE dhe të pranojë vlerat evropiane, të mos kontribojë për destabilizimin e rajonit dhe në vendet fqinje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *