Home / Lajme / Rajon / Berisha: Qeveria shqiptare do të shqyrtojë marrëdhëniet me Serbinë

Berisha: Qeveria shqiptare do të shqyrtojë marrëdhëniet me Serbinë

Tiranë, 21 Janar – Një ditë pas zhvillimeve në Luginën e Preshevës, Kryeministri Sali Berisha ka dënuar veprimin e qeverise serbe dhe paralajmëroi se Qeveria shqiptare mund të rishikoje marrëdhëniet me Serbinë nëse do të jete e detyruar.

Ai u bëri thirrje popujve fqinje që të heqin dore nga albanofobia. “Të dielën në Luginën e Preshevës, para qytetarëve, kamerave televizive u shpalos dhe njëherë me egërsi të vërtetë, racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, Qeveria shqiptare do të shqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë. Dhe unë i garantoj qytetarët e Preshevës se Shqipëria është e vendosur të bëjë gjithçka në institucionet ndërkombëtare. Çështjen e tyre të drejtë do ta mbrojmë në çdo arenë. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos përdorë dy standarde, një standard për serbët e Mitrovicës së veriut dhe një standard për shqiptarët e Preshevës; jo t’i ndajnë pse njëra palë përpiqet të zbatojë ligjet dhe pala tjetër të shndërrojë territorin në një ishull të kontrabandës rajonale me ndihmën e Beogradit. Dua të dënoj ashpërsisht të gjitha aktet e dhunimit të institucioneve, varrezave apo çfarëdo gjëje tjetër të trashëgimisë serbe në Kosovë. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës të marrë masat më të rrepta ndaj këtyre akteve që nuk kanë gjë të përbashkët me popullin e Kosovës. Këtyre individëve u them se bëjnë një gabim fatal kur imitojnë fallangat e Millosheviqit.

Por për kryeministrin shqiptarët kanë vetëm një rrugë, ajo e bashkimit të kombit shqiptar, që mund të çlirojë fqinjët nga urrejtja shekullore.

U bëj thirrje kombeve të rajonit të shohin në procesin e bashkimit të shqiptarëve një proces emancipues për të gjithë rajonin”, tha Berisha.
“Urrejtja ndaj shqiptarëve e akumuluar në shekuj. Shqiptarët e Preshevës janë më të shtypurit. Bashkimi çliron fqinjët nga urrejtja shekullore. Qeveria do të shqyrtojë marrëdhëniet me Serbinë” – deklaroi kryeministri.

Berisha informoi se një nga rrugët e Tiranës do të marrë emrin “Heronjtë e Preshevës”.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *