Home / Lajme / Rajon / Berisha: Serbia po provokon Shqipërinë

Berisha: Serbia po provokon Shqipërinë

6 janar-“Prej disa javësh tensionet politike në Luginën e Preshevës po rriten si rezultat i një kërcënimi nga autoritet e Beogradit për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë që ranë në trojet e tyre etnike në mbrojte të lirisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Preshevës të mohuara atyre nga regjimi barbar i Sllobodan Millosheviçit. Ky kërcënim i autoriteteve serbe është një dëshmi tjetër e albonofobisë së politikës zyrtare të Beogradit”, thotë kryeministri

Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për tensionet e fundit në Luginën e Preshevës. Ai e ka cilësuar provokim të autoriteteve serbe rënien e monumentit të ushtarëve të UÇPMB-së, që sipas Presidentit Nikoliç afati fundit është data 16 janar, kur autoritetet e Kosovës të rrëzojnë monumentin.

“Prej disa javësh tensionet politike në Luginën e Preshevës po rriten si rezultat i një kërcënimi nga autoritet e Beogradit për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë që ranë në trojet e tyre etnike në mbrojte të lirisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Preshevës të mohuara atyre nga regjimi barbar i Sllobodan Millosheviçit. Ky kërcënim i autoriteteve serbe është një dëshmi tjetër e albonofobisë së politikës zyrtare të Beogradit”, thotë kryeministri, shkruan Shekulli.

Berisha i bëri thirrje autoriteteve serbe të lënë mënjanë konfliktet e vjetra dhe të mos provokojnë tensione.

“Qeveria shqiptare i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe, të respektojnë pakicën shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Qeveria shqiptare i bën thirrje shqiptareve të Luginës së Preshevës të mos provokohen në asnjë rrethanë nga ata, të cilët kanë vetëm një qëllim, të spastrojnë etnikisht komunat e tyre, t’i largojnë ata me një mënyrë apo një tjetër nga trojet e tyre etnike mijëravjeçare. Vërtet vandalët mundën me forcën dhe dhunën shtetërore të rrënojnë një përmendore të luftëtarëve, atë të Martirëve të Lirisë së shqiptarëve por ky është vetëm akt frike. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, shprehet kreu i qeverisë shqiptare./Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *