Home / Sport / Berisha testohet nga Jahn Regensburg

Berisha testohet nga Jahn Regensburg

“Për secilin futbollist është e rëndësishme që të dalë të luajë jashtë vendit, posacërisht nëse kemi parasysh faktin se në Maqedoni gjërat po përkeqësohen. Mund të konfirmoj se të martën kam udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të jem në testime te skuadra e Regensburgut. Do të paraqitem në një ndeshje kontrolluese dhe do të stërvitem me ekipin e parë dhe nëse trajnerët mbesin të kënaqur, unë me shumë gjasa do të vazhdoj karrierën këtu”, u shpreh për mediat 23 vjecari, Sedat Berisha.

Shkëndija e Tetovës mund të mbtet pa njërin prej futbollistët e saj më të mirë, pasi që mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha të martën ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të qëndrojë në prova te skuadra e Bundesligës së Dytë, Jahn Regensburg. Berisha do të kalojë një periudhë testuese, ndërsa të mërkurën duhej të paraqitet në një ndeshje kontrolluese, ku gjermanët do të testojnë kualitetet e tij. Nëse stafi teknik dhe drejtuesit e skuadrës gjermane mbesin të kënaqur me performansën e Berishës në ndeshjen në fjalë, por edhe gjatë seancave stërvitore sa do të jetë në Gjermani, atëherë nuk përjashtohet mundësia që shkupjani të transferohet në Bundesligën e Dytë. “Për secilin futbollist është e rëndësishme që të dalë të luajë jashtë vendit, posacërisht nëse kemi parasysh faktin se në Maqedoni gjërat po përkeqësohen. Mund të konfirmoj se të martën kam udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të jem në testime te skuadra e Regensburgut. Do të paraqitem në një ndeshje kontrolluese dhe do të stërvitem me ekipin e parë dhe nëse trajnerët mbesin të kënaqur, unë me shumë gjasa do të vazhdoj karrierën këtu”, u shpreh për mediat 23 vjecari, Sedat Berisha. Ndërmjetësues për interesimin e gjermanëve për shërbimet e Berishës është menaxheri boshnjak, Milosh Stankovic. Burime të afërta me klubin gjerman pohojnë se personalisht presidenti i Regensburgut është i interesuar për shërbimet e Berishës, pasi ai ka ndjekur disa ndeshje të tij në fanellën e Shkëndijës, ndërsa pasi ka shikuar dy duelet Shkëndija-Partizani në Ligën e Kampionëve, ka urdhëruar që mbrojtësi t’i dërgohet në Gjermani në testime. Ndryshe skuadra e Regensburgut pas gjysmësezonit vjeshot pështë ne vendin e fundit në Bundesligën e Dytë me vetëm 13-të pikë nga 19-të ndeshje, ndërsa drejtuesit pretendojnë që me përforcime cilësore të sigurojnë mbijetesën. Për Berishën ky është tentimi i dytë për tu transferuar në Gjermani, pasi që dy vite më parë ishte në testime te skuadra e Hofenheimit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *