Home / Sport / Berluskoni i kërkon falje Balotelit

Berluskoni i kërkon falje Balotelit

“Mbi Balotelin jam keqkuptuar dhe nëse është ofenduar, i kërkoj falje”, ishte komenti i Berluskonit mbi sulmuesin italian, duke shpjeguar kontekstin në të cilin ai është shprehur rreth sulmuesit italian.

Silvio Berluskoni ka bërë autokritikë publike, duke pranuar se ka bërë gabime me fjalët e tij si ndaj Mario Balotelit, ashtu si edhe ndaj trajneri të skuadrës, Masimiliano Alegri, mbi të cilin ka hedhur dyshime për të ardhmen.
“Mbi Balotelin jam keqkuptuar dhe nëse është ofenduar, i kërkoj falje”, ishte komenti i Berluskonit mbi sulmuesin italian, duke shpjeguar kontekstin në të cilin ai është shprehur rreth sulmuesit italian.
“Përkufizimi nuk kishte atë si qëllim, por është thënë në një kontekst të përgjithshëm. Biseda ime bëhej për të treguar se në dhomat e zhveshjeve ka nevojë për prani pozitive. A mund të vijë ai te Milani? Nuk kam dëgjuar asnjëherë për hapjen e bisedimeve me të nga asnjë prej pjesëtarëve të klubit dhe as Galiani e as Alegri nuk ma kanë përshkruar si një objektiv të mundshëm të merkatos”, shtoi Berluskoni i cili më pas vlerësoi pikërisht trajnerin për punën që po bën në këtë vit të vështirë, duke e cilësuar “trajnerin e të ardhmes”.
Në fund, dy fjalë edhe për merkaton, ku presidenti ka hedhur poshtë deklaratën e bërë një ditë më parë nga Adriano Galiani, sipas të cilit merkatoja ishte e mbyllur.
“Galiani ka zbuluar blerje të mundshme dhe duhet t’i bëjë ato sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj që në janar. Nuk mund të them emra, pasi nuk ma lejon Galiani. Më ka thënë se nëse duam t’ia dalim mbanë, nuk duhet të përmendim emra”, ishte batuta e Berluskonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *