Home / Lajme / Maqedoni / Besimi në Bruksel, takimi me zëvendës-sekretarin e NATO-s

Besimi në Bruksel, takimi me zëvendës-sekretarin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot po qëndron për vizitë në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të NATO-s.

Sipas paralajmërimit të kabinetit të ministrit Besimi, në kuadër të kësaj vizite në qendër të vëmendjes do të jetë takimi me zëvendës – sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Aleksander Vershbou, si dhe ndihmës – sekretarin e përgjithshëm përgjegjës për sfidat e sigurisë, Gabor Iklodi.

Agjenda e ministrit Besimi përfshin edhe takime të nivelit të lartë në NATO, me ambasadorin amerikan Ivo Dalder, ambasadorin turk Hajder Berk, vendi i të cilit është kontaktues në ambasadën e NATO-s në Shkup. Besimi gjithashtu do të udhëtojë drejt qytetit Mons, ku do të takohet me komandantin e lartë të forcave të Aleancës për Evropë, admiralin Xhejms Stavridis. Nga kabineti i ministrit Besimi kanë informuar për INA se kjo vizitë është në funksion të intensifikimit të aktiviteteve diplomatiket të Maqedonisë në qendrën evropiane në funksion të lobimit dhe shqyrtimit të situatës së sigurisë në Maqedoni dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për pjesëmarrjen e vendit në misionet paqësore ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *