Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët ortodoksë festojnë sot Krishtlindjet

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Krishtlindjet

Miliona besimtarë të fesë Ortodokse nëpër të gjithë botën, kanë pritur festën e Krishtlindjeve. Në Rusi, Presidenti Valladimir Putin ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në manastirin e grave Troitsa-Giergievsk në fshatin Lensoye Adlersky në rajonin e Sochit.

Kryeministri rus, Dimitry Medvedev, ka marrë pjesë në meshën e Katedralës Krishti Shpëtimtar në Moskë në të cilën edhe kreu i Kishës Ortodokse, Patriarku Kirill iu drejtua masës së mbledhur.

Kjo festë është kremtuar edhe në Kosovë nga pjesëtarë të komunitetit serb. Manifestimi kryesor është mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërkohë, është paralajmëruar ardhja e disa autobusëve me pelegrinë nga Serbia për të marrë pjesë në këtë festë. Kjo festë po festohet edhe nga besimtarët ortodoks në Maqedoni, me [`rast kjo ditë është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *