Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Personat me aftësi të kufizuar pjesë e pandashme e shoqërisë

Bexheti: Personat me aftësi të kufizuar pjesë e pandashme e shoqërisë

Kryetari Bexheti brenda kësaj qeverisje me komunën e Tetovës ka realizuar disa takime me këtë shoqatë ndërkohë që dyert e komunës kanë qenë të hapura edhe për vizitat e tyre.

Përfaqësuesit e Shoqatës së personave me invaliditet trupor të Maqedonisë me seli në Tetovë janë shprehur tejet të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me komunën e Tetovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Velibor Jakimovski, tha se deri më tani kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm me komunën e Tetovës dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sipas tij, nëpërmjet këtij bashkëpunimi edhe kjo kategori e personave me nevoja të veçanta bëhet pjesë e shoqërisë përgjithësisht. Ai ka falënderuar kryetarin Bexheti për ndihmën e dhënë dhe për bashkëpunimin korrekt gjatë tërë kohës.
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka theksuar domosdoshmërinë për t’i përkrahur dhe për t’i ndihmuar personat me aftësi të kufizuara. “Gjatë kësaj kohe kemi ndihmuar, por do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen ta ndihmojmë këtë shoqatë, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë”, tha kryetari Bexheti. Sipas tij, komuna e Tetovës tashmë ka rregulluar stazat për kalimin e personave me aftësi të kufizuar por njëkohësisht edhe vazhdon të angazhohet për përmirësimin e mundësive për qarkullim sa më të lirë të tyre. Kryetari Bexheti tha se është shumë e nevojshme që këto njerëz të përkrahen edhe moralisht për të qenë pjesë e jona.
Kryetari Bexheti brenda kësaj qeverisje me komunën e Tetovës ka realizuar disa takime me këtë shoqatë ndërkohë që dyert e komunës kanë qenë të hapura edhe për vizitat e tyre.

Ndryshe, shoqata personave me invaliditet trupor të Maqedonisë në degën e saj që përfshin Tetovën dhe Gostivarin gjithsej 630 anëtarë të regjistruar zyrtarisht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *