Home / Sport / Boateng trondit Milanin: Mund të braktis Italinë!

Boateng trondit Milanin: Mund të braktis Italinë!

Episodi i shëmtuar i mesjavës, me thirrjet raciste në adresë të Kevin Princ Boateng, po bindin këtë të fundit të largohet nga Italia.

Këtë fakt e ka pranuar vetë lojtari i Milanit që nëpërmjet një interviste të dhënë për gazetën “Bild” ka treguar se është ende i indinjuar për atë që ndodhi pak ditë më parë.
“Kjo nuk është diçka të cilën mund ta harrosh lehtë. Do të mendohem tre ditë por këtë temë dhe javën e ardhshme do të takoj menaxherin tim, Roxher Uitman dhe do të shohim nëse ka ende kuptim të vazhdoj të luaj në Itali. Kjo është e tepruar, racizmi nuk ka vend në futboll”, ishin fjalët e lojtarit të Milanit.
“Dëgjova ulërimat e para si majmunë që në 5 minutat e para të ndeshjes. Në fillim nuk mendova gjë, por më pas ato u përsëritën dhe shkova te gjyqtari duke e paralajmëruar se në rast përsëritje, do të braktisja fushën e lojës”.
“Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse do të ishte një ndeshje e Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid. Isha i inatosur, i trishtuar dhe nuk kisha si të gjeja ngushëllim. Dëshiroja të dërgoja një mesazh të fortë pasi gjëra të tilla nuk duhet të ekzistojnë, të gjithë duhet të hapim sytë”, ishte mesazhi i Boateng kundër racizmit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *