Home / Sport / ‘Buba’ transferohet në Dinamo Zagreb

‘Buba’ transferohet në Dinamo Zagreb

“E njoh mirë Hasanin, pasi që ka ndjekur kombëtaren e Maqedonisë në kohën kur isha assistent i Igor Shtimacit në reprezentecionin e Kroacisë. I kam ndjekur gjithë ndeshjet e Maqedonisë. Është futbollist që na nevojitet dhe ai plotëson kërkesat tona”, është shprehur trajkneri i Dinamo Zagrebit, Krunoslav Jurçiç.

Sipas asaj që spekulohej ditë më rradhë, Ferhan Hasani do të jetë përforcim i ri i Dinamo Zagrebit, pasi drejtuesit e kampionëve të Kroacisë kanë arritur marrëveshje me kolegët e tyre gjerman të Wolfsburgut, për angazhimin e 22 vjeçarit tetovar. Deri në realizimin e këtij transferimi ka mbetur vetëm kontrolli mjekësor, i cili pritet të ndodhë në fund të javës. Vetë Hasani ende gjendet në Gjermani, ku mer terapinë pas lëndimit që pësoi në përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, ndërsa për momentin nuk komenton situatën rreth të ardhmes së tij. Mirëpo deri san ë Gjermani ende heshtin, në Kroaci situata është ndryshe, pasi që thuajse të gjitha mediat kanë lajm kryesor marrëveshjen e Dinamos me Hasanin, ndërsa gjithë situata u qartësua, pasi që edhe në faqen syrtare të Dinamo Zagrebit konfirmohet kjo lëvizje. “Bëhet fjalë për 22 vjeçar i cili do të jetë zgjidhje e shkëlqyeshme për trajnerin tonë, pasi që bëhet fjalë për anësor modern dhe kualitativ”, deklaron presidenti i Dinamos, Zdravko Mamiç, në faqen zyrtare të skuadrës. Pritet që Hasani të ejnten të udhëtojë drejt Zagrebit, ndërsa të premten pas kontrolleve mjeksore besohet të firmos kontratën pesëvjeçare me gjigandin kroat. Çmimi i këtij transferimi mbetet i panjohur, pasi drejtuesit e Dinamos nuk kanë dashur të folin për këtë temë, ndërsa pritet ndoshta nga tabori i Wolfsburgut të publikojnë shifra. Ndryshe mediat kroate e prezantojnë në detaje Hasanin, si reprezentuesi i Maqedonisë me kombësi shqiptare, duke folur për karrierën e tij si fëmijë te Shkëndija, paraqitjet e shkëlqyeshme në Ligën e Dytë, ‘shpërthimi’ i tij në Ligën e Parë, goli nga gjuajtja e lirë ndaj Vardarit, 13-të golat në sezonin e parë të Shkëndijës pas hyrjes në elitën e futbollit në Maqedoni dhe fakti që ishte vendimtar në titullin e parë të kampionit të ‘kuqezinjëve’. Më tej thuhet se vitin që Shkëndija bëhet kampion, Hasani zgjidhet futbollisti më i mirë në kampionatin e Maqedonisë, ndërsa paraqitjet e mira bënë që të kërkohet nga shumë skuadra, në mes të cilave Wolfbusgu, Genti, Groningeni, ndërsa asokohe nuk mungoi edhe interesi i Hajdukut të Splitit. Zyrarisht më 16 dhjetor të vitit 2011, Hasani firmosi kontratë trevjeçare me Wolfsburgun. E solli ish-trajneri i ‘ujqërve’, Felix Magath, i cili kishte besim në të. “Hasani është futbollist jashtëzakonisht i talentuar, para të cilit është një karrierë e bujshme”, u shpreh asokohe Magath. Sipas mediave kroate, Dinamo Zagrebi deshti të angazhojë Hasanin verën e kaluar, mirëpo atëherë Felix Magath nuk e lëshoi, duke thënë se llogarit në shërbimet e tij dhe se sigurisht ai do të ketë rastin të luajë në ekipin e parë. Mirëpo, pasi Magath, trajneri që e angazhoi, u shkarkua nga detyra e tij, Hasani nuk ishte në planet e trajnerit të ri, kështu që tentimi i dytë i Dinamos për ta angazhuar atë ishte më i lehtë dhe kuptohet i suksesshëm. “E njoh mirë Hasanin, pasi që ka ndjekur kombëtaren e Maqedonisë në kohën kur isha assistent i Igor Shtimacit në reprezentecionin e Kroacisë. I kam ndjekur gjithë ndeshjet e Maqedonisë. Është futbollist që na nevojitet dhe ai plotëson kërkesat tona”, është shprehur trajkneri i Dinamo Zagrebit, Krunoslav Jurçiç, duke shtuar: “Hasani është futbollist kualitativ që posedon dribbling dhe mund të zgjidh situatat një me një”, thotë Jurçiç, i cili beson se së shpejti të gjithë do të bindën në kualitetet e Hasanit dhe se ai do të jetë përforcim i ri për Dinamon. “Po, Hasanin e llogarisim si përforcim! Normal, ai këtë duhet ta arsyetojë. Është interesant te ai se mund të luajë edhe në krahun e majtë edhe në të djathtë. Te Maqedonia luante në të majtë, ndërsa në Wolfsburg në të djathtë. Presim shumë nga ai”, përfundoi Jurçiç.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *