Home / Sport / Bujamin Asani në FC Baku?

Bujamin Asani në FC Baku?

“Thuajse 95% jam i sigurtë se do të ndryshoj mjedis, por jo edhe kampionatin. Pas sezonit të parë me Kepezin, në adresën time arritën disa oferta nga klube tjera të Azerbejxhanit dhe si qëndrojnë punët në këtë moment, jam shumë pranë Bakut”, shprehet Bujamin Asani

Futbollisti shkupjan Bujamin Asani është pranë transferimit te skuadra e Bakut në Azerbejxhan. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë shprehur interesim për Asanin, i cili gjashtë muajt e fundit u dallua me paraqitje të mira pikërisht në Ligën e Parë te Azerbejxhanit, me skuadrën e Kepezit. Ai me këta të fundit kishte kontratë deri në verën e ardhshme, mirëpo interesimi nga skuadra tjera më kualitative e detyrojnë të ndyshojë mjedis. “Thuajse 95% jam i sigurtë se do të ndryshoj mjedis, por jo edhe kampionatin. Pas sezonit të parë me Kepezin, në adresën time arritën disa oferta nga klube tjera të Azerbejxhanit dhe si qëndrojnë punët në këtë moment, jam shumë pranë Bakut”, shprehet Bujamin Asani, i cili këto ditë qëndron në Maqedoni, ku pushimin e shfrytëzon për të qëndruar me të afërmit e tij. Asani të martën udhëton drejt Antalisë, ku do t’i bashkohet Bakut në përgatitjet dimërore, ndërsa më pas pritet të shihet nëse do të zyrtarizohet kjo lëvizje. “Po veç më kam nxjerë biletën dhe të martën udhëtoj për në Antali. Duhet të nis stërvitjet me ekipin e Bakut dhe që në ditët e parë do të mësohet nëse do të firmos kontratë me ta, apo jo. Si që më ka njoftuar trajneri im që kisha te Kepezi, puna duket e kryer, por normal nuk duhet të shpejtojmë, pasi në raste të këtilla ndodhin edhe kthesa dhe dështime. Shpresoj që gjërat të përfundojnë me sukses dhe këtë vit të ri të jem në skuadër më ambicioze”, përfundoi Asani. Nëse ky transferim përfundon me sukses, Bujamin Asani te Baku do të bashkohej me portierin Edin Nuredinovskin. Kujtojmë se skuadra e Bakut dy herë ka fituar titullin e kampionit në Azerbejxhan, ndërsa tre herë ishin fitues të Kupës, ku këtë vit mbrojnë trofeun e kësaj gare.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *